Lajme
Shi e shkarkime rrufesh në Kosovë, nuk pritet të ketë vërshime
Reshje shiu do të ketë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, por nuk do të ketë vërshime në lumenj.
Kështu ka thënë Bashkim Kastrati nga sektori për Hidrologji dhe Prognoza Hidrologjike në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës.
“Reshje do të ketë në territorin e Kosovës, por nuk do të ketë pasoja në vërshime në lumenj”, ka thënë Kastrati.
Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se fundjava parashihet të ketë kushte të tjera meteorologjike, për dallim nga ditët paraprake, si pasojë e rënies së presionit atmosferik dhe vransirave konvektive, të cilat parashihen të sjellin reshje të intensitetit të dobët deri mesatar.
Në shumë pjesë të territoreve të izoluara parashihet të ketë zbrazje elektrike.
Reshjet parashihen të vijnë gjatë natës së premtes, për të vazhduar edhe gjatë vikendit në periudha të ndryshme kohore.
Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë, shkruan Telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës Institucioni i ri në Levanella u emërtua në nder të figurës së njohur shqiptare, ndërsa në... -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










