Integrimi
Shfaqet para gjermanëve filmi “Shqiptarja Nënë Tereza dhe rrënjët e saj në Kosovë”
Autore e këtij filmi është politologia, gazetarja dhe aktivistja e njohur shqiptare nga Berlini, Vjollca Hajdari
Në përvjetorin e parë të shpalljes së shenjtë të Nënë Terezës, në Neualbenreuth të Bavarisë është mbajtur një pasdite informative me ç`rast është shfaqur filmi “Shqiptarja Nënë Tereza dhe rrënjët e saj në Kosovë”. Autore e këtij filmi është politologia, gazetarja dhe aktivistja e njohur shqiptare nga Berlini, Vjollca Hajdari, shkruan onetz.de. Një fjalë hyrjeje e ka mbajtur Susanne Wenzel, me temën “Kisha Katolike në Kosovë, dhe si u forcua ajo nga minatorët saksonë dhe kolonët gjermanë në mesjetë”.
Në këtë pasdite simpatike ishin të pranishëm edhe kryebashkiaku, Klaus Meyer dhe prifti George Parankimalil. Të pranishmit mësuan mjaft fakte të reja lidhur me Nënë Terezën, shqiptarët dhe krishterizmin atje, transmeton albinfo.ch. Ata, veç tjerash mësuan se babai i Nënë Terezës kishte luajtur një rol të rëndësishëm në lëvizjen kombëtare shqiptare.
Nga ky film, vizitorët kuptuan edhe arsyen përse e ëma e Nënë Terezës nuk kishte mundur të plotësonte dëshirën e saj më të madhe jetësore: të shihte edhe njëherë të bijën. Kjo kishte ndodhur pra pasi që nëna dhe motra e Nënë Terezës jetonin në Shqipëri dhe atje sundonte diktatori komunist, Enver Hoxha i cili nuk e kishte lejuar një takim të tillë.
Në hyrjen e saj mbi historinë e Kishës Katolike të Kosovës, Susanne Wenzel tregoi se krishterimi atje njihej nga koha e Apostullit Pal. Regjioni përmendet qysh në Testamentin e Ri, si Provinca e Ilirisë në Perandorinë Romake. Bashkësitë e para të krishtera atje ishin formuar shumë herët. Ndërsa serbët e ngulitur aty duke filluar nga shekulli 6, e morën krishterimin vetëm rreth 300 vjet pasi kishin ardhur. Pastaj shumë herët ata u orientuan në ortodoksi, gjegjësisht në drejtimin lindor të krishterimit.
Me vendosjen e minatorëve nga Saksonia gjermane dhe tregtarëve kroatë (raguzanë), nga fundi i shekullit 12 dhe fillimi i shekullit 12, u krijuan komunitetet kompakte katolike, të cilat vazhdojnë të veprojnë edhe sot.
Wenzel ka folur edhe për gjendjen e sotme të Kishës Katolike në Kosovë dhe ka vënë theksin në reputacionin e lartë që gëzon Nënë Tereza në vendin me shumicë myslimane.
Ligjërata e znj. Wenzel është ilustruar me shumë fotografi. Mes tjerash u prezantuan pamje nga vendi i pelegrinazhit, Letnica. Në këtë fshat shënohet më 15 gusht me një pelegrinazh ngritja në qiell e Shën Mërisë. Këtu kishte marrë pjesë edhe Nënë Tereza si vajzë e re dhe këtu kishte vendosur të ecte rrugës së perëndisë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat
















