Lajme
Shenjat që tregojnë se mund të jeni duke e humbur dëgjimin
Të gjithë kemi momente kur u kërkojmë të tjerëve ta përsëritin atë se çfarë thanë.
Ekspertët tregojnë se cilat janë shenjat paralajmëruese që mund të humbni dëgjimin. Në një sondazh prej 1.000 personave, të cilët kanë problem me dëgjimin tregojnë se tingujt e parë që fillojnë të zhduken janë ata të pikave të shiut dhe fishkëllima e mikrovalës.
Gjithashtu u konstatua se gjasat janë më të mëdha që njerëzit të kenë vështirësi ta dëgjojnë zërin e një mashkulli sesa të një femre kur dëgjimi i tyre përkeqësohet.
Hulumtimi i kryer nga ‘Specsavers’, si pjesë e fushatës “Lost&Found” zbuloi gjithashtu se më shumë se një në katër persona mendojnë se ka qenë e vështirë të përshtaten me problemin e tyre të dëgjimit, me 49 për qind që pranuan se i kanë mohuar problemet e tyre të dëgjimit për një kohë të gjatë. Por, tani, 51 për qind “do të jepnin gjithçka” për të rikthyer dëgjimin e tyre të plotë. Fushata e re thekson se si një test i shpejtë i thjeshtë dëgjimi dhe aparatet e dëgjimit, mund t’u ndihmojnë njerëzve të rizbulojnë këta tinguj të humbur.
“Kjo më ka bërë të kuptoj edhe më shumë se sa e rëndësishme është të kujdeseni për dëgjimin tuaj dhe më ka sjellë në shtëpi tingujt që do të më mungonin nëse do të humbisja dëgjimin. Ato tinguj mjedisor që janë pjesë e ekzistencës sonë të përditshme që ne ndoshta i marrim si të mirëqenë – si kënga e zogjve dhe reshjet e shiut dhe zhurma e një grerëze – ato i japin kontekst botës sonë”.
“Do të ishte e tmerrshme ta humb dëgjimin; do të ishte fundi i botës për mua”, ka thënë muzikanti Jools Holland.
Rreth 18 për qind e të rriturve të pyetur thanë se vështirësitë e tyre në dëgjim janë një shqetësim i përditshëm, ndërsa për një në pesë persona, kjo është në mendjen e tyre disa herë në javë. Dhe mesatarisht, ata kanë më shumë se shtatë vjet që jetojnë me problemet e tyre.
Hulumtimi, i bërë nga “OnePoll”, zbuloi gjithashtu shenjat treguese të humbjes së dëgjimit – me një në pesë persona që shpesh i kërkohet të ulë volumin e televizorit.
Dhjetë tingujt që dobësohen të parët për njerëzit me vështirësi në dëgjim:
1. Biseda në një bar kafe
2. Cingërima e telefonit
3. Një person duke mërmëritur
4. Toni i një telefonate
5. Pikat e shiut
6. Fishkëllima e mikrovalës
7. Hapja e një pije në kanaçe
8. Sinjali për kalimin e këmbësorëve
9. Telefoni duke cingëruar
10. Sinjalet lajmëruese në stacionin e trenit
Për 22 për qind, ata rregullisht e rrisin zërin kur flasin në telefon me dikë, ndërsa një e katërta shpesh kanë vështirësi të dëgjojnë se çfarë po u thonë njerëzit dhe 27 për qind më pas e gjejnë veten se duhet t’u kërkojnë të tjerëve të flasim me zë të lartë./Telegrafi
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së










