Integrimi
Shefi i Caritas-it gjerman: Refugjatëve ballkanikë, deri në 2000 euro ndihmë për kthim
Neher ka apeluar kundër asaj që refugjatët e krishterë të kenë favorizime në trajtim. „Kjo nuk ka qenë kurrë qëndrim i kishës sonë dhe as i Caritas-it
Kryetari i Caritas-it gjerman, Peter Neher ka dalë me një propozim interesant për zbutjen e krizës së refugjatëve: dhënien e një shume të caktuar parash atyre që kthehen, si ndihmesë për fillimin e jetës në vendin ku do të kthehen. Propozimi i tij ka të bëjë vetëm me refugjatët që vijnë nga vendet që nuk kanë praktikisht asnjë shans që t`u njihet azili në Gjermani, pra nga vendet e Ballkanit.
Neher në një intervistë për gazetën NOZ të të shtunës ka thënë se „ne kemi përgjegjësi edhe në raport me refugjatët që vijnë nga Ballkani“ dhe në këtë kontekst ka kërkuar më shumë angazhim nga Berlini zyrtar.
„Do të ishte e pranueshme që personave me shanse të ulëta për njohje të azilit t`u ofrohet një ndihmë startimi prej 1000 deri 2000 eurosh në mënrë që pas një trajnimi në Gjermani këta njerëz te mund të nisin bazën e tyre ekzistenciale në Shqipëri, Kosovë ose Serbi. Duke i kthyer ata thjesht nga kanë ardhur ne nuk kemi bërë asgjë. Ne mundemi, për shembull që të rinjtë t`i trajnojmë në përkujdesjen për të moshuarit“, ka thënë më tutje Neher, transmeton albinfo.ch. Sipas tij dyndja e madhe e të rinjve nga Ballkani është edhe humbje enorme e resurseve të vendeve përkatëse.
Neher më tutje në intervistë ka apeluar kundër asaj që refugjatët e krishterë të kenë favorizime në trajtim. „Kjo nuk ka qenë kurrë qëndrim i kishës sonë dhe as i Caritas-it. Gjermania duhet të strehojë njerezit e përndjekur pavarësisht nga religjioni i tyre, përcjell albinfo.ch fjalët e shefit të organizatës humanitare tüe Kishës Katolike të Gjermanisë. Edhe pse në disa vende të krishterët ndiqen në mënyrë të veçantë, kriteri i pranimit të refugjatëve në Gjermani duhet të jetë përmasa e përndjekjes“.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














