Lajme
SHBA: Zjarre masive pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump përfundon në bunker
Protestuesit i vunë flakën pranë Shtëpisë së Bardhë,
Sipas informacioneve të fundit, agjentët e Shërbimit Sekret e kanë dërguar presidentin amerikan Donald Trump në bunker gjatë të premtes mbrëma, në momentin kur në afërsi të Shtëpisë së Bardhë u mblodhën protestues që hidhnin gurë dhe tentonin të largonin barrikadat, shkruan CNN.
Sipas një republikani, pjesëtarët e Shërbimit Sekret e kanë dërguar Trumpin në bunkerin nëntokësor në momentin që u mblodh turma.
Po ashtu, mediat amerikane raportojnë se të premten mbrëma në bunker Trump i kaloi afro një orë. Ky bunker i veçantë nën Shtëpi të Bardhë është ndërtuar në mënyrë që presidentit dhe zyrtarët e tjerë të lartë të shtetit të strehohen, në rast të ndonjë sulmi terrorist apo të ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme.
Në anën tjetër, zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë nuk kanë dashur të komentojnë këto pretendime.
Shërbimi Sekret gjithashtu ka njoftuar se nuk flet për metodat e saj për operacione të sigurisë.
Megjithatë nuk dihet nëse në bunker është futur edhe bashkëshortja e Trump, Melania dhe djali i tyre 14-vjeç, Baron, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










