Lajme
SHBA vendos tarifa të reja doganore prej 10 deri në 12.5% ndaj rreth 60 vendeve
Administrata amerikane njoftoi vendosjen e tarifave të reja doganore ndaj disa dhjetëra partnerëve tregtarë, të akuzuar se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të luftuar punën e detyruar në zinxhirët e furnizimit.
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur të enjten se tarifat e reja prej 10% ose 12.5% do të hyjnë në fuqi gjatë natës, duke prekur rreth 60 vende partnere tregtare të Shteteve të Bashkuara.
Masat e reja do të zbatohen nga e premtja në orën 00:01 sipas kohës lokale amerikane (06:01 sipas kohës së Zvicrës), në të njëjtën kohë kur skadojnë tarifat e përkohshme prej 10%, të vendosura më herët nga presidenti amerikan Donald Trump.
Vendosja e këtyre tarifave vjen pas një hetimi të nisur në mesin e muajit mars nga Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA-së (USTR), Jamieson Greer, për të përcaktuar nëse partnerët tregtarë të Uashingtonit kanë eliminuar plotësisht nga zinxhirët e tyre të furnizimit produktet e prodhuara përmes punës së detyruar.
Tarifat e mëparshme u kufizuan nga Gjykata Supreme
Në fund të muajit shkurt, Gjykata Supreme e SHBA-së rrëzoi një pjesë të madhe të tarifave të propozuara më herët nga presidenti amerikan. Megjithatë, vendimi nuk preku tarifat specifike për sektorë të veçantë, veçanërisht ato që lidhen me automobilat, çelikun, aluminin dhe bakrin.
Sipas administratës amerikane, masat e reja synojnë të ushtrojnë presion ndaj vendeve partnere për të garantuar standarde më të larta në luftën kundër punës së detyruar.
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane në bazë të një letër-rreshtimi ndërkombëtar dhe pas ekstradimit... -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë -
Foshnja 1-vjeçare në burg me nënën, e reja shqiptare u arrestua në kthim nga Gjermania -
Gjermani
Flamur dhe Leonora Bogaj, çifti shqiptar që po sfidon stereotipet në industrinë e ndërtimit në Gjermani -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës
Jeta në Austri
-
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës Talenti shqiptar, i lindur në Austri dhe që jeton në Kosovë, vazhdon të korrë suksese në... -
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri













