Lajme
SHBA shënon rekord të deficitit buxhetor
Qeveria federale arriti deficitin më të lartë mujor të buxhetit në histori në qershor pasi shpenzimet për programet për të luftuar recesionin e shkaktuar nga Coronavirusi u rritën ndjeshëm, ndërsa miliona humbje në vendet e punës sollën ulje në të ardhurat tatimore.
Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportoi se deficiti buxhetor ka arritur në 864 miliardë dollarë muajin e kaluar, një sasi që tejkalon deficitet më të mëdha në historinë e vendit dhe është mbi rekordin e mëparshëm të deficitit mujor prej 738 miliardë dollarësh në prill, përcjell albinfo.ch.
Kjo shumë është e lidhur edhe me trilionë dollarët që Kongresi ka dhënë për të lehtësuar ndikimin e mbylljeve në shkallë të gjerë që ndodhën në përpjekje për të kufizuar përhapjen e pandemisë.
Për nëntë muajt e parë të këtij viti buxhetor, i cili filloi më 1 tetor, arriti në 2.74 trilionë dollarë, gjithashtu një rekord për atë periudhë.
Zyra e Buxhetit në Kongres parashikon se vendi do të arrijë një deficit prej 3.7 trilion dollarësh për tërë vitin fiskal.
Kjo shumë do të tejkalonte rekordin vjetor të mëparshëm prej 1.4 trilion dollarësh të vendosur në vitin 2009 kur qeveria shpenzoi shumë për të nxjerrë vendin nga recesioni i shkaktuar nga kriza financiare e vitit 2008.
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











