Lajme
SHBA rrit tarifat për vizat, qytetarët zviceranë përjashtohen për momentin
Të gjithë ata që planifikojnë të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara do të duhet të përgatiten për kosto shtesë. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar ligjin e ri të quajtur “One Bill Bill Act”, i cili parashikon vendosjen e një “Tarife të Integritetit të Vizës” për të gjithë aplikantët për viza jo-imigruese, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Kjo tarifë e re do të prekë turistët, studentët dhe udhëtarët e biznesit nga shtetet që kërkojnë vizë për të hyrë në SHBA. Siç raporton CNBC, tarifa do të ngarkohet automatikisht gjatë procesit të aplikimit për vizë dhe përbën një barrë të re financiare për mijëra udhëtarë ndërkombëtarë.
Megjithatë, qytetarët e Zvicrës dhe të shteteve të tjera që janë pjesë e Programit të Heqjes së Vizave (VWP) nuk preken nga kjo tarifë e re – të paktën për momentin. Këta udhëtarë mund të hyjnë në SHBA me autorizimin elektronik ESTA, i cili u rrit kohët e fundit nga 21 në 40 dollarë.
Autorizimi ESTA lejon qëndrime deri në 90 ditë për qëllime turistike apo biznesi. Ata që kanë një ESTA të vlefshëm dhe i përmbahen kushteve të programit nuk do të kenë nevojë të paguajnë tarifën e re të integritetit.
Ndërsa qytetarët zviceranë janë përjashtuar, udhëtarët nga vendet që nuk janë pjesë e VWP duhet të llogarisin një kosto shtesë për çdo aplikim për vizë, duke e bërë udhëtimin drejt SHBA-së më të kushtueshëm, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












