Qatar 2022
SHBA: Një mësues fiton afro 1 milion dollarë duke vënë bast për Marokun
Një mësues i ri nga Nju-Jorku është bërë milioner, pasi fitoi afërsisht një milion dollarë falë një basti të çmendur në Kupën e Botës në Katar.
Mësuesi, emri i të cilit për disa arsye nuk është publikuar në media, besonte te kombëtarja e futbollit të Marokut, ndonëse nuk njihte asnjë futbollist të tyre.
Amerikani ka vënë bast 91 mijë dollarë për faktin se Maroku do të kalojë në çerekfinale të Kupës së Botës. Plotësisht sensacionale, kjo përzgjedhje afrikane bëri pikërisht këtë dhe arriti suksesin më të madh në historinë e saj dhe i solli mësuesit të ri një milion dollarë fitime.
Sipas Action Network që e kontaktoi fituesin, ai në një intervistë tregoi se nuk po e shikonte ndeshjen, pasi ishte në klasë në mësim.
“Kam kontrolluar telefonin tim herë pas here, por nuk e kam parë ndeshjen. Nuk dija asgjë për Marokun. Nuk i di emrat e asnjërit nga lojtarët. Nuk do të gënjej. Në fund të fundit, ishte një bast që pati fat”, ka thënë mësuesi.
Ai pastaj shpjegoi strategjinë e tij fituese. Mësuesi besonte se Maroku ishte nënvlerësuar, sepse askush nuk do të vinte bast mbi ta dhe investoi një shumë të madhe në përzgjedhjen afrikane.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












