Lajme
SHBA: Kontrolli i Senatit, ende i papërcaktuar
Zyrtarët zgjedhorë në Arizona dhe Nevada po vazhdojnë të premten të numërojnë qindra-mijëra fletëvotimi që mund të përcaktojnë kontrollin e Senatit në Shtetet e Bashkuara, një proces që sipas tyre mund të zgjasë për ditë të tëra.
Nëse as demokratët as republikanët nuk i fitojnë të dyja këto shtete, ndarja e barabartë do ta transformonte balotazhin e 6 dhjetorit në Xhorxhia në një betejë për Senatin, Dhoma e Kongresit që voton për kandidatët e gjyqësorit të presidentit Joe Biden.
Në luftën për Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët po i afrohen marrjes së kontrollit nga demokratët e Bidenit.
Kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve do t’u jepte republikanëve të drejtën e vetos mbi programin legjislativ të zotit Biden, si edhe mundësinë që të nisin hetime që mund të jenë të dëmshme për administratën e tij.
Republikanët kishin siguruar të paktën 211 nga 218 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve që u nevojiten për shumicën të enjten vonë, ndërsa demokratët kishin fituar 197. Kjo lë 27 gara ende të papërcaktuara, përfshirë disa gara të ngushta.
Udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, ka njoftuar se do të kandidojë për postin e kryetarit nëse republikanët marrin shumicën, një rezultat që ai e ka përshkruar si të pashmangshëm.
Demokratët frenuan një “valë të kuqe” republikane që ishte parashikuar para zgjedhjeve.
Republikanët kishin kritikuar zotin Biden për rritjen e inflacionit dhe rritjen e nivelit të krimit.
Presidenti demokrat i karakterizoi zgjedhjet si një luftë për të shpëtuar demokracinë, pasi kandidatët republikanë mbështetën pretendimin e rremë të ish-presidentit Donal Trump se zgjedhjet e vitit 2020, të cilat zoti Biden i fitoi, ishin të manipuluara.
Demokratët i etiketuan republikanët si ekstremistë, duke përmendur mes të tjerash si argument vendimin e Gjykatës së Lartë për të eliminuar të drejtën mbarëkombëtare për abortin.
Disa nga kandidatët e mbështetur nga zotit Trump humbën gara të rëndësishme të martën, duke bërë që disa republikanë të fajësojnë stilin e tij përçarës për rezultatet zhgënjyese të partisë. /VOA
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













