Lajme
SHBA do të nisë trajnime ushtarake për disa vende në Evropë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kryejnë më shumë stërvitje ushtarake me vendet baltike, siç është Letonia, dhe do ofrojnë trajnime të shtuara, tha më 10 gusht Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Gjatë një konference për media me ministrin e Mbrojtjes të Letonisë, Artis Pabriks në Riga, ai tha se nëse është e nevojshme, Uashingtoni mund të sjellë gjithashtu më shumë trupa amerikane për të forcuar rajonin kundër çdo kërcënimi të mundshëm nga Rusia.
Austin, i cili po qëndron në një vizitë dy-ditore në Letoni, tha se planet për të bërë rotacione të vazhdueshme të forcave në Baltik janë që të përdorin trupa nga brigadat e SHBA-së në Rumani dhe pjesë të tjera të Evropës, por “ne mund të sjellim edhe forca nga Shtetet e Bashkuara”, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Gjatë vizitës së tij, Austin ripërsëti vazhdimisht angazhimin e Amerikës për të ndihmuar rajonin që të mbrohet.
Austin është Sekretari i parë i Mbrojtjes i SHBA-së që viziton Letoninë në gati tre dekada, duke theksuar rëndësinë e shtuar të vendeve baltike që qëndrojnë në skajin perëndimor të Rusisë.
Pentagoni tha se shefi i fundit i mbrojtjes i SHBA-së që shkoi në Letoni ishte William Perry në vitin 1995.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














