Qatar 2022
Shaqiri: Të jesh në një listë me Messin dhe Ronaldon, është vërtet krenari
Xherdan Shaqiri pa dyshim është futbollisti më i madh shqiptar, nëse marrim parasysh karrierën e tij fantastike dhe trofetë e fituar, përfshirë dy Liga të Kampionëve, përcjell albinfo.ch.
Jo vetëm shqiptar, por Shaqiri konsiderohet edhe si futbollisti më i madh me nënshtetësi zvicerane, pasi askush nuk ka pasur suksese më të mëdha se ai.
Ylli nga Gjilani shënoi në tri Kupa të Botës radhazi, 2014, 2018 dhe 2022, derisa këtë rekord e mbanin vetëm Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
“Të jesh në një listë të tillë me Messin dhe Ronaldon është vërtet krenari e madhe”, tha Shaqiri për ‘Blick’.
Ai shënoi gol armikut shekullor të Kosovës, dhe në vend të shqiponjës festoi me gishtin tek goja duke i heshtur ata, por edhe duke iu treguar mbiemrin e tij.
31-vjeçari thotë se kishte shumë emocione në këtë ndeshje, por ishte i përqendruar tek ndeshja.
“E dija që nga viti 2018 pas ndeshjes së parë se çfarë do të na priste. Ishte ndeshje emocionuese, por isha i përqendruar vetëm në paraqitjen time”, deklaroi Shaqiri.
Shaqiri u zëvendësua në minutën e 69-të dhe u vërejt që ishte i mërzitur pas zëvendësimit, ku kamerat filmuan atë duke goditur bankën rezervë.
Ish-anëtari i Liverpool, Bayern Munich, Inter, Lyon, Stoke City e Basel tha se dëshironte të shënonte një tjetër gol.
“Nuk isha i kënaqur me zëvendësimin dhe këtë ia thash edhe trajnerit, por që e pranova vendimin e tij. Doja të isha në fushë dhe të shënoja një tjetër gol për ta fituar grupin”, deklaroi Shaqiri.
Në 1/8 e finales në Kupën e Botës, Zvicra do të përballet me Portugalinë.
E-Diaspora
-
Osmani: Mërgata, urë lidhëse mes Kosovës e Zvicrës Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ndihmës sekretaren e shtetit dhe shefen e...
-
Floriani 10 vjeçar bën selfie me Xhakën, i kushtoi babait të tij 2600 franga
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja