Futboll
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel
Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin
Një përballje mes dy yjeve shqiptarë mund të jetë një nga momentet më interesante të verës në futbollin evropian, shkruan albinfo.ch.
Më 18 korrik, me fillim nga ora 15:30, FC Basel do ta presë Juventusin në stadiumin “St. Jakob-Park” (“Joggeli”) në ndeshjen e fundit miqësore para nisjes së sezonit të ri.
Me shumë gjasa, Xherdan Shaqiri do të jetë titullar në radhët e Baselit, ndërsa në anën tjetër pritet të luajë edhe Edon Zhegrova me fanellën e Juventusit, pavarësisht spekulimeve të shumta për një transferim gjatë afatit kalimtar të verës.
Përballja mes Shaqirit dhe Zhegrovës do të ishte një atraksion i veçantë për tifozët shqiptarë, pasi dy prej futbollistëve më të mirë shqiptarë të viteve të fundit mund të përballen për herë të parë si kundërshtarë në nivel klubesh, shkruan tutje albinfo.ch.
Takimi do të shërbejë si testi i fundit për të dy skuadrat para fillimit të sezonit të ri, ndërsa të gjitha sytë do të jenë te dy yjet shqiptarë.
Mbetet të shihet nëse trajnerët do t’u besojnë minuta të plota Shaqirit dhe Zhegrovës dhe nëse tifozët do të kenë mundësinë të shijojnë një duel të veçantë shqiptar në “Joggeli”. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë











