Lajme

SHKA «Dardania» e Winterthurit e përfaqëson denjësisht kulturën shqiptare në Rüti të Zürichut

Festa e qytetit të Rütit, gjallëroi me valle e kostume kombëtare të shqiptarëve

Në festën “Festivali i fshatit të poshtëm” të qytetit të Rytit në Kantonin e Cyrihut, e nën organizimin e shkollave të qytetit, ku merrnin pjesë shumë fëmijë dhe prindër të shkollave të ndryshme, e që kësaj radhe u paraqitën edhe shqiptarët, nën përkujdesje dhe bashkëorganizim të zonjës Hydajete Ademi, aktiviste dhe nën prezantimin e traditës dhe programit artistik të  SHKA-së “Dardania” nga Winterthuri.

Me një program prej 30 minutash, i cili ishte një befasi e madhe për gjithë të organizatorët dhe drejtorinë e shkollave të qytetit, por edhe një risi për të pranishmit me paraqitjen e larmishme me valle koreografike luajtur nga dy grupet artistike dhe krejt në fund valle të përbashkëta me surle e tupanë.

Por, respektimi i kohës la shumë të pranishëm me dëshirën që të vazhdohet edhe më tej ritmi i valles dhe vallja e përbashkët me publikun.

Ashtu siç  ishte paraparë, nga ora 13:30 anëtarët e SHKA „Dardania” u ngjiten në skenë për t’iu treguar të pranishmëve se çka kishin përgatitur gjatë interpretimit të programit të tyre, ndërsa për neve në publik nuk mungonin fjalë miradie dhe komplimente nga vetë zviceranët për veshjen, vallet dhe veglat muzikore, sidomos të atyre me frymë, si surla dhe daullja.

“Mua po me fascinon ky vullnet dhe kjo paraqitje kaq e bukur e shqiptarëve dhe e kësaj shoqërie me gjithë këta fëmijë, të rritur dhe të moshuar. Pra, këtu janë të gjitha gjeneratat dhe diçka të tillë ende nuk kamë parë”, ishte komenti i një shikuesi, të cilit nga zhurma e muzikës dhe e valles nuk arritëm t’ia mbajmë në mend emrin.

Për SHKA „Dardania” nga Winterthuri, me pak fjalë foli edhe vallëtarja e kësaj shoqërije Besiana Mazreku, e cila prezentoi pikat dhe një histori të shkurtët të kësaj qendre, ku më pas filluan paraqitje e grupit të vegjëlve, me vallen e Lokut dhe një mozaik vallesh, për të vazhduar me grupin e të rriturve me vallen e Gollakut dhe vallen Tiranase, për të përfunduar kështu me grupin e orkestrës udhëhequr nga Hamit Shillova dhe Mehmet Sermaxhaj me surla dhe Tefik Shavda me tupanë, prej nga u përfshin të gjithë vallëtarët në kostume si dhe publiku që festonin së bashku në valle rreth e rrotull, gjithë së bashku.

Gjatë paraqitjes së kësaj shoqërie, që tani më i ka kaluar 28 vjet të veprimtarisë, pati shumë duartrokitje dhe bashkëvallëzim nga masa e tubuar në gjysmëhark, edhe pse vallet luheshin poshtë skenës.

Të kënaqur janë ndarë edhe kryesia e shkollave, si dhe vetë drejtori i cili dhuroi nga një pije për secilin pjesëmarrës të shoqërisë, në mesin e 30 vetave sa ishin kësaj here edhe pse në një bynë jo të mjaftueshme, ata fascionoheshin sidomos zonja Hydajete Ademi, e cila gjatë tërë kohës ishte aktive dhe lëvizëte për mbarëvajtjen e paraqitjes sonë, ku në fund shprehu se ishte tejet e kënaqur me paraqitje tonë, duke thënë se: “Na kemi zbardhur ftyren kësaj here”.

Edhe Shpëtimi nga Durrësi i Shqipërisë, i cili banon në këto anë, dhe i cili kishte ardhur ta përcjellë nga afër këtë paraqitje, ka falënderuar udhëheqësin e këtij ansambli dhe shumë valltarë të „Dardanisë” që mundësuan të prezantohen edhe shqiptarët në këtë festë të qytetit, dhe organizuar nga shkollat e saj.

Për mbarëvajtjen e kësaj feste folën edhe vetë protagonistët e shoqërisë „Dardania”, si Hamit Shillova, Mehmet Sermaxhaj, Tefik Shavda, e disa nga vallëtarët që ishin edhe për herë të parë në skenë, prej nga baca Hamit na tha se më paska marrë malli me pa valle dhe vallëtarë në sken, pas kaq vitesh pandemie dhe pengesash në paraqitjet tona.

“Paraqitja jonë në mesin e kaq shumë pjesëmarrësish të tjerë, na jep vullnet dhe na inkurajon që edhe më tutje të vazhdojmë, me këto prezantime si kjo në Rüti”, tha Hamit Shillova, një veteran i SHKA „Dardanisë”. Ai është mjeshtër i veglave me frymë, mandej çiftelisë, këngës dhe gajdes, e në veçanti melosit të surles, pikë kjo skenike që zgjoi interesim të madhë te publiku.

Mehmet Sermaxhaj, po ashtu anëtar veteran i shoqërisë “Dardania” nga Winterthuri, ka kërkuar edhe më tutje të përkrahen nga prindërit si deri më tani, sepse sipas tij, pa ndihmën e tyre nuk do të mund të arrinim këto suksese.

Sadik Azemi, një prind, i cili ishte i angazhuar në organizimin e udhëtimit të anëtarëve të shoqërisë mes tjerash ka falënderuar udhëheqjen e shoqërisë dhe ka inkurajuar edhe anëtarët dhe stafin e shoqërisë për organizimin dhe programin e larmishëm, të cilën u paraqitën kësaj here, e në veçanti përmendi komentet pozitive të zviceranëve.

Tefik Shavda, një instrumentist i dalluar i SHKA „Dardania”, ka porositur që të punojnë edhe më tutje, për të qenë edhe më të mirë në të ardhmen.

E gjithë koreografia dhe përzgjedhja ishte bërë nga Këshilli artistik, i përbërë nga kryesia e saj, dhe Arbnore Cakolli për vallet dhe Hamit Shillova, për orkestrimet, prej nga kishin përzgjedhur një program të larmishëm duke prezantuar edhe veshjet kombëtare nga të gjitha trojet shqiptare.

Teksti dhe fotot: Shefqet Cakolli