CH-Ballkani
Serbia vazhdon të armatoset nga Rusia
Serbia mbetet aleat i Rusisë, ndonëse synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian
Rusia pritet t’i dorëzojë Serbisë një sistem të sofistikuar raketash kundërajrore, ndonëse Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar sanksione të mundshme kundër vendit ballkanik në rast se blen raketa të tilla.
Agjencia ruse e lajmeve TASS shkroi të mërkurën se sistemi raketor Pancir do të dërgohet në Serbi ‘gjatë muajve të ardhshëm në pajtim me kontratën e nënshkruar”.
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka paralajmëruar Serbinë se blerja e armatimeve të tilla “mund të rrezikojë” vendosjen e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara.
Serbia mbetet aleat i Rusisë, ndonëse synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Beogradi është zotuar se do të qëndrojë jashtë NATO-s dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të konfliktit në Ukrainë, raporton “Zëri i Amerikës”.
Rusia ka ndihmuar Serbinë të përmirësojë ushtrinë e saj me avionë, helikopterë dhe tanke, duke ngritur shqetësime në rajonin e Ballkanit të dërmuar nga luftërat, përcjell albinfo.ch.
Gjatë shkatërrimit të përgjakshëm të ish-Jugosllavisë në vitet e 90-ta, Serbia ishte në luftë me fqinjët e saj; Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën.
Forcat ushtarake serbe janë të mbështetura pothuajse 80 për qind në teknologji sovjetike, një trashëgimi nga Armata Popullore Jugosllave dhe planifikojnë të blejnë pajisje nga të dyja palët, Rusia dhe Bashkimi Evropian, për të përmirësuar forcat e saj ajrore të varfëruara nga luftërat ballkanike të viteve 1990.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha këtë javë në një intervistë televizive se Serbia po blen armë mbrojtëse nga Rusia dhe se dëshiron të shmangë çfarëdo sanksionesh amerikane apo “përplasje me Amerikën”.
“Serbia po armatoset sepse është një vend i lirë, i rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s, me të cilat ne duam të jemi miq”, tha ai, duke shtuar se nuk do të lejojë që Serbia “të jetë aq e dobët sa ishte në vitet e 90-ta”.
NATO-ja bombardoi forcat serbe në vitin 1999 për t’u dhënë fund mizorive të tyre ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, e cila kundërshtohet nga Beogradi dhe Moska.
Muajin e kaluar Rusia dërgoi në Serbi sistemet raketore Pancir dhe S-400 që u përdorën në stërvitjet ushtarake serbo-ruse.
Autoritetet serbe thanë se të premten në Beograd do të qëndrojë Thomas Zarzecki nga Departamenti amerikan i Shtetit, i cili është i ngarkuar me zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe vendet që shkelin ato sanksione.
Mediet serbe cituan ministrin e Jashtëm Ivica Daçiç të ketë thënë se Serbia nuk i ka shkelur sanksionet amerikane për blerjen e armëve nga Rusia dhe “nuk ka arsye për vendosje sanksionesh ndaj saj”.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Nga Shkodra në garën për Miss Belgium 2027, Griselda Stragu synon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare E reja me origjinë shqiptare është zyrtarisht kandidate në konkursin prestigjioz të bukurisë në Belgjikë, duke... -
Arbenita Sopaj publikon librin e saj shkencor, kurorëzon një tjetër sukses akademik -
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës -
KQZ nis sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, mbi 22 mijë qytetarë votuan jashtë vendit -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













