Lajme
Serbia në shok: Vriten tetë nxënës dhe një rojë
Masakra në një shkollë në Serbi: Vriten tetë fëmijë dhe një rojtar
Raportohet se në një shkollë në Beograd ka ndodhur sot një ngjarje e rëndë – vriten tetë nxënës dhe një rojë. Vrasësi i dyshuar është një nxënës 14-vjeçar, përcjell albinfo.ch.
Beogradi është në shkok, pas një ngjarje të tmerrshme që ka ndodhur sot (03.05.2023) në mëngjes në një shkollë atje. Sipas të dhënave të deritanishme, të paktën tetë fëmijë dhe një rojë shkolle janë vrarë nga të shtënat në shkollën fillore „Vladislav Ribnikar” në Beograd. Këto të dhëna i ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, e cila bën të ditur se gjashtë fëmijë të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar për trajtim urgjent në Qendrën Emergjente.
I mituri K. K. (14), i cili dyshohet se ka kryer këtë vepër, është nxënës i kësaj shkolle. Ai është kapur nga policia dhe është arrestuar në oborrin e shkollës. Mediat serbe bëjnë të ditur se është vrarë edhe një mësuese e kësaj shkolle, por kjo akoma nuk është konfirmuar.
Nxënësi i dyshuar për këtë krim ka hyrë në shkollë sot rreth orës 8 të mëngjesit dhe ka vrarë nëntë persona. Fillimisht, ai vrau rojen e shkollës dhe më pas zbriti në korridor për të vazhduar të qëllojë. Pastaj, ai hyri në kabinetin e historisë dhe qëlloi nxënësit dhe mësuesen. „Të gjitha forcat policore janë ende në terren, ku janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e të gjitha fakteve dhe rrethanave që kanë shkaktuar këtë tragjedi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshmë të Serbisë.
Deri tani nuk dihet asgjë për motivin e vrasjeve të tmerrshme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












