Kosova

Serbia liron zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar nga autoritetet serbe, pas ndalesës që iu bë një ditë më parë në kufi.

Këtë MPJD-së ia ka konfirmuar ambasadori i Kosovës në Beograd, Jetish Jashari për Ministrinë e Jashtme të Kosovës, raporton Albinfo.ch.

“MPJD njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë. Në vijim do të njoftoheni për më shumë detaje”, thuhet në njoftimin e MPJD-së./Albinfo.ch/