Lajme
Senati francez voton pro rritjes së moshës së pensionimit
Senati ka aprovuar kërkesën e presidentit Emmanuel Macron për reformat në pensione, por që duhet të shkojë edhe një herë në votim. Të shtunën në mbrëmje, senati me shumicë votash vendosi që të aprovojë planin e Macron që mosha e pensionimit nga 62 të bëhet 64.
Derisa votohet, protestat vazhduan në qytetin e Parisit, Nices, Lynoit dhe Toulouse. “Pas diskutimeve të shumta, senati miratoi planin për reformën në pensione”, ka shkruar kryeministrja Elisabeth Borne.
Tashmë ka mbetur që komiteti të hartojë një draft final të ligjit që do t’i dërgohet përsëri senatit dhe Asamblesë Nacionale për votën përfundimtare, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Aleanca politike e Macron-it nuk e ka shumicën absolute në Asamblenë Nacionale, por ai pret mbështetjen nga republikanët. Edhe pse mund të mos ketë votat, Borne mund të çojë përpara ligjin pa vota nën artikullin 49/3 të Kushtetutës, kjo rrallë bëhet.
Të shtunën pati protesta përsëri dhe punëtorët hynë në grevë në disa qytete. Unioni thotë se rreth një milion njerëz dolën rrugëve të shtunën, por ministri i Brendshëm thotë se ishin rreth 369,000, më pak se protestat e kaluara, raporton DW, përcjell albinfo.ch.
Në Paris kanë filluar të grumbullohen mbeturinat në disa lagje dhe u anuluan rreth 20% e fluturimeve në aeroport. “Kjo është hera e fundit” tha Marylise Leon, nënkryetare e CFDT, derisa përfaqësuesit e tjerë të sindikatave kanë përmendur edhe idenë e një referendumi mbi planin e Macronit.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










