Tematike
Sekretarja e përgjithshme e Frankofonisë, lavdëron rolin e Zvicrës
“Zvicra është një lojtare e madhe në skuadrën e Frankofonisë”, ka thënë Mushikiwabo para mediave. Ish ministrja e jashtme e Ruandës është nga 3 janari 2019 në krye të Organizatës Ndërkombëatre të Frankofonisë (OIF)
Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, Ignazio Cassis ka pritur të marten në një takim pune në Bernë sekretaren e përgjithshme të Frankofonisë, Louise Mushikiwabo. Politikania nga Ruanda në këtë takim ka lavdëruar mbështetjen politike dhe financiare të Zvicrës për Organizatën e Frankofonisë.
“Zvicra është një lojtare e madhe në skuadrën e Frankofonisë”, ka thënë Mushikiwabo para mediave. Ish ministrja e jashtme e Ruandës është nga 3 janari 2019 në krye të Organizatës Ndërkombëatre të Frankofonisë (OIF), thuhet në një komunikatë të EDA-s.
Për vitin 2019, kontributi istatutar i Zvicrës për OIF arrin në 4 milionë franga. Ministrai e Jashtme (EDA), krahas kësaj jep edhe kontribute vullnetare në kontekst të bashkëpunimit me OIF, transmeton albinfo.ch. Para dy javësh qeveria e vendit kishte miratuar shumën prej 1.7 milion frangash për periudhën 2020 – 2023.
Me këto mjete Zvicra mbështet synimin e Frankofonisë për promovimin e përdorimit të gjuhës frënge por edhe për shumëgjuhësinë, në përgjithësi. Kështu ajo siguron ekspertizën e saj në fzushën e arsimimit dual profesional në disa shtete frankofone. Zvicra po ashtu mbështet forume të ndryshme të bashkëpunimit frankofon, në të cilat grupet e interesit nga Zvicra mund të shkëmbejnë pikëpamjet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Zvicra, sipas EDA-s së bashku me komunitetin francez të Belgjikës përbën kontribuesin më të madh në Frankofoni, pas Francës dhe Kanadasë.
Ministri Cassis ka theksuar qëllimin e Zvicrës për ngritjen e mëtejme të bashkëpunimit tashmë ekzistues me OIF, përcjell albinfo.ch. Ky bashkëpunim konsiston në mbikëqyrjen e proceseve zgjedhore, heqjen e dënimit me vdekje dhe ofrimin në dispozicion të ekspertizës zvicerane në trajnimin profesional të dyfishtë (dual), e cila përfshin edhe bashkëpunimin me ekonominë private.
Mushikiwabo ka falënderuar Zvicrën për angazhimin e saj dhe për “bisedimet pasuruese”, që ajo ka zhvilluar me Ignazio Cassis. Ajo po ashtu ka prezantuar temat kryesore për katër vitet në vijim: promovimi i paqes, promovimi i gjuhës frënge, integrimi i të rinjve dhe i grave si dhe teknologjitë digjitale.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












