Kinema
Së shpejti filmi i ri “John Wick: Chapter 3 – Parabellum”
Është lansuar trileri i fundit i filmit “John Wick: Chapter 3 – Parabellum”, i cili, për protagonistë i ka aktorët Keany Reeves dhe Halle Berry . Filmi i ardhshëm është i mbushur me skena aksion.
Keanu rikthehet në rolin e vrasësit profesional John Wick, derisa edhe në këtë vazhdim të tretë, rolin e regjisorit e ka Chad Stahelski, i cili i ka drejtuar edhe dy filmat e mëparshëm.
Duke qenë ende i përndjekur pas vrasjes së Santino D’Antonio-s në hotelin Continental, dhe me çmimin prej 14 milionë dollarësh si dëmshpërblim për vrasjen e tij, John Wick tashmë është dëbuar nga komuniteti i vrasësve profesionalë, që do të thotë nuk e ka përkrahjen e askujt dhe kështu detyrohet të largohet nga New Yorku, me ndihmën e një vrasëseje të personifikuar në film nga Halle Berry, e cila është e vetmja që ende i beson atij.
Studioja filmike “Lionsgate” planifikon ta lansojë filmin “John Wick: Chapter 3 – Parabellum” nëpër kinematë e Amerikës Veriore, nga 17 maji i këtij viti.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













