Lajme
Scholz: Nuk do të ketë krizë të re financiare në Evropë

Dihet se intervenimi i fuqishëm qeveritar në të dyja anët e Atlantikut, ka dështuar që të qetësojë së fundi sektorin bankar, mirëpo kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk beson se Evropa mund të përballet me krizë, përcjell albinfo.ch.
“Nuk shoh rrezik të tillë”, ka thënë kancelari gjerman për të përditshmen gjermane, Handelsblatt.
Pavarësisht miliarda dollarëve që janë ndarë nga rregullatorët zviceranë, banka e madhe Credit Suisse është përballur të premten sërish me presion në tregjet e aksioneve.
Mbikëqyrësit bankarë të Bankës Qendrore Evropiane kanë thënë se “sektori bankar i euros është i qëndrueshëm”.
Scholz ka thënë se nuk pret pasoja për gjermanët, pas falimentimit të Bankës amerikane Silicon Valley, me bazë në Kaliforni, e përcjellë më pas me probleme financiare në Credit Suisse.
“Depozitat janë të sigurta”, ka thënë ai për Handelsblatt.
“Ne jemi në një periudhë krejtësisht tjetër”, ka thënë ai, duke iu referuar krahasimeve për krizën financiare të vitit 2008.
Kriza financiare e vitit 2008 ka nisur fillimisht në Shtetet e Bashkuara dhe më pas është përhapur në botë.
Ajo është njohur si kriza më e rëndë financiare prej Depresionit të Madh.
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz