Lajme
Scholz nga Berlini: Mbështesim vendet e Ballkanit në krizën energjetike
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, mbajti fjalën e tij si pritës i liderëve të rajonit në Procesin e Berlinit.
Ai tha se do të mbështesin vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë krizë energjetike.
“Sa i përket energjisë, një marrëveshje shumë e rëndësishme është nënshkruar për të punuar më ngushtë, në mënyrë që të arrihet synimi për vitin 2030. Ne dhe anëtarët e tjerë do të mbështesim me çdo kusht përballimin me krizën e energjetike. Gjermania do të mbështesë përmes bankës së saj me hua deri në 200 milionë në periudhën afatmesme për të mbështetur energjinë e gjelbër deri në vlerën 1 miliard euro”, u shpreh kancelari.
Sipas Scholz, Procesi i Berlinit do të japë një kontribut të rëndësishëm në bashkëpunimin mes vendeve të rajonit. Ai vlerësoi seriozitetin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për nënshkrimin e tri marrëveshjeve.
“Që në 2014 procesi i Berlinit ka dhënë një kontribut vërtet të frytshëm te njerëzit. Rrugë të reja, marrëdhënie të reja këto kanë qenë kyçe për ekonominë e vendeve. Tregohet serioziteti i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për vlerat e Bashkimit Evropian. Këto marrëveshje, për diplomat, kartat e ID dhe njohjen e kualifikimeve të tri profesioneve e bëjnë bashkë rajonin”, deklaroi kancelari gjerman.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












