Shqipëria përtej bregdetit

Sazani, një ishull-bunker komunist, i hapur për turistët

Si baza më sekrete ushtarake e Shqipërisë komuniste dhe "rojë" në portat e Adriatikut, ishulli i Sazanit sapo u ka hapur vizitorëve dyert e bunkerëve dhe tuneleve antiatomikë të vendosur në mes të një natyre të paprekur. Autoritetet vendëse do ta transformojnë këtë ishull në një atraksion turistik, njofton albinfo.ch.

 

“Ne vetëm mendonim për luftë. Presioni psikologjik ishte shumë i madh”, kujton Mihal Lule, 61-vjeçar, një ish-ushtar, i cili ka jetuar me familjen e tij për shtatëmbëdhjetë vjet në këtë ishull të vogël malor, në kohën e diktaturës komuniste (1945-1990).

Sazani është i vendosur në hyrje të Gjirit të Vlorës, në Shqipëri (jug-perëndim) dhe gjithashtu është një pikë strategjike e Ngushticës së Otrantos, e cila ndan detet Adriatik dhe Jon.

I vogël, ky ishull që përfshin vetëm dhjetë kilometra katrorë, ka qenë i lakmuar gjatë shekujve nga ushtritë romake, osmane, greke, italiane dhe gjermane.

Në fund të Luftës së Dytë Botërore ishulli kalon nën kontrollin e qeverisë komuniste shqiptare të Enver Hoxhës, i cili në vitin 1950   u jap qasje aleatëve sovjetikë të etur për të përcjellë gjithë Mesdheun.

“Nga këtu do të mund të kontrollojë Mesdheun deri në Gjibraltar”, pati thënë në vitin 1958 lideri sovjetik, Nikita Khrushchev, gjatë një vizite në bazë të nëndetëses Pashaliman, edhe në Gjirin e Vlorës, ku ai kishte instaluar raketa me rreze të gjatë dhe luftanije.

Tre vjet më vonë thyerja e lidhjes me Moskën i dha fund këtij projekti në favor të një aleance të re me Kinën që do të zgjasë dhjetë vjet.

“Jeta në ishull ishte më e lumtur me rusët dhe vodkën e tyre. Kinezët ishin të rreptë, por pas largimit të tyre me përmbytjen e sundimit të regjimit komunist, në u ngopëm në vetmi”, tregon Mihal.

Në rrënojat e banesës së tij të vjetër ai gjen një broshurë marrë me dekorimin ushtarak. Mbulesa e saj blu mban një shqiponjë me dy krerë dhe yllin e kuq, e cila përbën stemen e Republikës ish-Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Ishulli i plotë përmban mbi 3.600 bunkerë

Ishulli Sazan është i mbushur me më shumë se 3.600 bunkerë, me kilometra me tunele dhe objekte nëntokësore, duke përfshirë një kinema, një shkollë dhe një spital.

Nën frikën e agresionit të jashtëm që kurrë nuk ndodhi, Enver Hoxha kishte ndërtuar mbi 700.000 bunkerë.

Një tjetër vizitor, Astrit Aliaj, 70-vjeçar, ishte kthye në Sazan i shoqëruar me vajzën e tij për të treguar vendin ku kishte kaluar një pjesë të jetës së tij së bashku me rreth 2.000 ushtarë të tij.

“Sulmuesit ishin blloku sovjetik dhe imperializmi amerikan me aleatët e tyre”, thekson Aliaj.

Shqipëria u anëtarësua në NATO në vitin 2009, po kjo NATO që kishte ndrojtur vite me radhë.

Një qytet i fortifikuar i pati ikur luftërave, por ajo është shkatërruar gjatë rebelimit të armatosur kundër pushtetit në vitin 1997. Me dhjetëra persona kanë plaçkitur depot ushtarake atje.

Në ushtrime të përbashkëta të fundit forcat e NATO-s dhe ato shqiptare kanë shndërruar Sazanin në vend për ushtrime të të shtënave me armë. Ato shkatërruar ndërtesa të ndryshme si dhe vilën e ndërtuar nga diktatori italian, Benito Musolini, në vitin 1930,  gjatë pushtimit italian.

Sot, ky ishull me bimësi të dendur, konsiderohet si një nga zonat më të bukura të Shqipërisë dhe gjendët në një situatë të mjerueshme.

Kulmet e ndërtesave janë shembur, materiale të ndryshme ushtarake janë të shtrira për tokë…  Por kjo situatë nuk do të vazhdojë, sepse autoritetet kanë vendosur të bëjnë me këtë ishull një atraksion turistik, një projekt që do të zbatohet në konsultim me Konservatorin e bregut francez.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare Shqiptare, Auron Tare, shpjegon se ishulli do të mbetet një bazë ushtarake, por ajo do të jetë e hapur për vizitorët.

“Detyra është e madhe, por vullneti ynë është i fortë,” thotë ai. Ne sidomos kemi në plan të ndërtojmë një muze dhe një qendër kërkimore shkencore mbi jetën detare dhe arkeologjinë detare.

Turistët e parë tashmë kanë zbarkuar në ishullin e mbuluar me pisha, landëra ose fiq të egër, si dhe i rrethuar nga një det me një ngjyrë të paparë.

“Sazani do t’u ofrojë turistëve njekohësisht misteret e komunizmit të Shqipërisë dhe trashëgiminë e pasur historike dhe kulturore të Mesdheut”, premton zoti Tare.