Lajme
Sanksionohen 7 rusë për krime kibernetike
Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër shtatë rusëve, të akuzuar për drejtimin e një bande famëkeqe hakerimi, e cila kreu sulme kibernetike ndaj bizneseve, shkollave, spitaleve në të dy vendet, dhe vendeve të tjera në botë.
Departamenti amerikan i Thesarit tha se shtatë rusët ishin udhëheqësit e një bande të njohur si Trickbot, e cila kishte synim spitalet dhe qendrat e kujdesit shëndetësor gjatë kulmit të pandemisë Covid 19 në vitin 2020.
Departamenti tha se Rusia është “një strehë për kriminelët kibernetikë, ku grupe të tilla, si Trickbot, kryejnë lirisht aktivitete keqdashëse kibernetike kundër SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe aleatëve e partnerëve”.
Britania tha se kriminelët kibernetikë kishin përdorur sulmet për të fituar rreth 27 milionë paund (32.85 milionë dollarë) nga ata që ishin në shënjestër vetëm në territorin britanik.
Të dy vendet thanë se bashkëpunimi i tyre ishte i rëndësishëm në përpjekjet për të penguar kriminelët ndërkombëtarë kibernetikë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se SHBA-ja dhe Britania do të vazhdojnë të punojnë me partnerë të tjerë ndërkombëtarë për të ekspozuar dhe penguar “krimin kibernetik që buron nga Rusia”.
Trickbot u identifikua për herë të parë në vitin 2016 nga studiues të sigurisë. Ai evoluoi nga një “trojan” bankar, i njohur si Dyre, për të cilin Departamenti amerikan i Thesarit tha se operohej nga individë me bazë në Moskë për të vjedhur të dhëna financiare.
Departamenti tha se Vitaly Kovalev është figurë qendrore në këtë grup.
Gjashtë individët e tjerë: Maksim Mikhailov, Valentin Karyagin, Mikhail Iskritskiy, Dmitry Pleshevskiy, Ivan Vakhromeyev dhe Valery Sedletski, punuan në kapacitete të ndryshme, duke përfshirë zhvillimin e ransomware dhe pastrimin e parave.
Sanksionet ngrijnë çdo pronë të mbajtur nën juridiksionin amerikan nga këta shtatë persona, dhe ndalojnë të gjitha marrëdhëniet me individët në Shtetet e Bashkuara dhe Britani.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











