Portrete të firmave
Sanaprotect e Jetmir Memedit, hap dyert edhe në Zvicrën lindore
Kompania e sigurimeve, Sanaprotect, pronë e Jetmir Memedit, vjen në Altstätten të St. Gallenit me shërbime edhe në gjuhën shqipe
Për shqiptarët e rajonit të St. Gallenit në qarkun Altstätten ka hapur zyrat filiali i një kompanie shqiptare të dëshmuar në fushën e sigurimeve. Sanaprotect ka disa vite që operon në Lucern ku është bërë emër i njohur dhe i besuar në fushën e sigurimeve. Ajo bashkëpunon me kompanitë më të mëdha zvicerane dhe përmes ofertave të ndryshme krahasuese, klientët mund të marrin shërbime profesionale, të këshillohen mirë dhe të marrin vetëm ato sigurime që ju nevojiten me çmimet më të mira të tregut.

Pronari i kësaj kompanie, Jetmir Memedi, siguron klientët që filala e tij në Altstätten do të punojë me të njëjtën filozofi pune sikur ajo në Lucern, pa asnjë ndryshim dhe vazhdimisht në shërbim të nevojave të klientëve. Ai siguron klientët që filiali në St. Gallen është njëqind për qind e njëjtë sikur ajo në Lucern dhe ofron shërbime cilësore të njëjta pa asnjë dallim, me një staf të kualifikuar e më përvojë në fushën e sigurimeve.
„Kishim shumë kërkesa të klientëve të rajonit të St. Gallenit dhe në Thurgau për shërbime siguracioni. Kështu, ne filluam të kontaktojmë partnerë të besueshëm e të afërt me filozofinë tonë të punës. Filiali tashmë ka filluar punën në Altstätten, St. Gallen dhe ne presim e shpresojmë të kemi mundësinë të jemi në shërbim të shqiptarëve me të gjitha llojet e sigurimeve në gjuhën të cilën ata e kuptojnë më mirë. Shërbimet, krahas gjuhës shqipe i ofrojmë edhe gjermanisht dhe gjuhë të tjera, pasi që agjentët tanë kanë lindur dhe janë shkolluar këtu në Zvicër dhe komunikojnë në të dyja gjuhët pa asnjë pëngësë“, thotë pronari i kompanisë së sigurimeve, Jetmir Memedi.
Përmes Sanaprotect, ju mund të siguroni pronën tuaj, biznesin tuaj, automjetet, sigurimin e jetës, sigurime shëndetësore dhe të merrni ndërmjetësimin më të mirë të një kredie.
„Pjesa më e madhe e klientëve tanë janë shqiptarë, por kemi edhe të nacionaliteteve të tjera dhe shpresojmë që ky numër të rritet e të na besojnë edhe më tepër“, shton Memedi, duke siguruar se për çdo javë do të vijë në St. Gallen personalisht për t`i parë e analizuar nga afër nevojat dhe kërkesat e klientëve.
Zyra e re, në qytetin e vjetër Altstätten
Agjenti i sukseshëm e sigurimeve, i cili ka marrë disa shpërblime si i dalluar në këtë fushë, Jetmir Memedi, zgjeron kompaninë e tij me shërbime në fushën e sigurimeve edhe në St. Gallen. Zyrat e tij gjenden në qendrën e qytetit të vjetër, Alstätten SG. Aty ju presin agjentë me përvojë pune të cilët ofrojnë këshilla e mbështetje për të gjitha llojet e sigurimeve. Besnike Sefuli është në fushën e sigurimeve prej vitit 2016 dhe ajo bashkë me Nurkan Ibrahimin janë të specializuar për kredi, sigurime të përgjithshme të të gjitha fushave si dhe deklarim të tatimit.
Kompani me seli në Lucern ka dëshmuar një bashkëpunim të sukseshëm me sigurimet më të mëdha zvicerane, duke ofruar shërbime cilësore dhe në çdo kohë për klientët e saj.
/Shkrim i sponzorizuar/
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas
















