Lajme
Samsung prezanton modelin që sheh ‘yjet’
Si çdo vit “beteja“ teknologjike midis dy aktorëve kryesorë në tregun e celularëve, Iphone dhe Samsung, përsëritet me modele të reja, gjithmonë e më shumë të avancuara, por edhe gjithmonë e më të shtrenjta.
Shtëpia prodhuese koreane ka prezantuar ditët e fundit modelin e saj më të avancuar, i quajtur S 23, që në versionin e saj më të shtrenjtë, i njohur si S 23 Ultra, mund të kushtojë pothuajse 2 mijë dollarë, pa karikuesin e tij, që duhet blerë veçmas pak a shumë si në rastin e gjithë konkurrencës.
Por, këto janë vërtet të vetmet pika relativisht negative për këtë celular që përndryshe është vërtet befasues.
Samsung S 23 mbrohet nga një xham i avancuar Gorilla Glass Victus 2 që e mbrojnë mirë nga goditjet e pavullnetshme, ashtu si nga profili në alumin, ndërkohë që mbrojtja ndaj ujit dhe pluhurit sipas protokollit IP68 është tashmë pjesë e këtyre modeleve.
Po deshët një aparat të lehtë për ta futur në xhep, ky nuk është modeli i duhur duke parë trashësinë rreth 9 milimetra dhe peshën që kalon 230 gramë. Por është shpejtësia karakteristika kryesore këtij modeli.
Memoria që fillon nga 256 GB dhe përfundon me atë 1 terabyte, siguron më së miri funksionimin e procesorit Snapdargon 8 Gen 2 octa core me GPU Adreno 740. Veçanërisht shkarkimi i aplikacioneve do të ndodhë tashmë në pak sekonda, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Padyshim, kamera është nga aksesorët më të avancuar të modelit S-23, që në versionin Ultra paraqitet me një të tillë me 200 megapiksel, një tjetër me 12 dhe dy të tjera me nga 10, nga të cilat dalin fotografi të qarta dhe me fokus mbresëlënës, ndërkohë që performanca e kamerës ballore është përmirësuar, edhe pse në mungesë drite mund të humb disi performancën, diçka që nuk ndodh me videot që duken qartë në çdo rast, në 4k, por tashmë edhe në 8K.
Shtëpia koreane me modelin e fundit ka menduar edhe për “gjahtarët e yjeve”, që ende përdornin aparate fotografike të mirëfillta. Tashmë në modalitetin Pro ekziston mundësia e fotografive ne formatin RAW dhe në modalitetin enkas për yjet, me një detektor të tyre, për mos të humbur orientimin.
Bateria nuk ka ndryshuar nga ajo e modeleve të mëparshme, edhe pse karikimi i plotë në rreth një orë nuk është keq duke parë fuqinë e Samsung S-23. Ndërkohë, procesori Snapdragon lejon një zgjatje domethënëse të jetës së baterisë në fjalë, ku në rast përdorimi të pakët mund të arrihet edhe një autonomi dyditore.
Me pak fjalë, gara me Iphone është gjithmonë e më e ashpër.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













