Lajme
Samsung humb miliarda dollarë
Për shkak të kërkesës së dobët, prodhuesi më i madh në botë i çipave të memories, pësoi humbje 3.4 miliardë dollarë nga biznesi i tij i gjysmëpërçuesve. Por, fitimet nga smartphone ishin më të forta.
Biznesi i çipave të memories së Samsung-ut, sapo kaloi një tremujor të tmerrshëm, pasi rënia e kërkesës dhe inventari i madh i pajisjeve, sollën një humbje 3.4 miliardë dollarë – shkruan Bloomberg.
Humbja në njësinë e gjysmëpërçuesve, që është zakonisht burimi më i madh i fitimit për kompaninë, ndikoi në rënien e fitimit operativ tremujor të Samsung me 95%, afërsisht 478 milionë dollarë.
Disa faktorë kontribuan në humbjet e Samsung në divizionin e tij të çipave të memories.
Prodhuesit e smartphone dhe PC shtuan gjendjen e çipave gjatë pandemisë, si mbrojtje ndaj problemeve të ofertës ndërsa kërkesa u rrit, por që atëherë kanë mbetur me teprica të mëdha në inventar, pasi kërkesa e konsumatorëve ka rënë, për shkak të inflacionit të lartë dhe pasigurive më të mëdha ekonomike globale.
Samsung shpreson, që biznesi i çipave do të fillojë të rritet në gjysmën e dytë të këtij viti. Gjatë asaj periudhe, inventarët ekzistues pritet të kenë mbaruar dhe modelet e reja të smartphone dhe PC-ve do të nxisin kërkesën.
Kjo lidhet me shpresat për një rimëkëmbje ekonomike në Kinë, tregu më i madh për PC dhe smartphone në botë.
Samsung, një nga furnizuesit më të mëdhenj në botë të çipave të memories, kishte paralajmëruar për tremujorin e tij të vështirë, në publikimin paraprak të fitimeve në fillim të këtij muaji.
Si përgjigje, kompania planifikon të zvogëlojë prodhimin e çipave të memories me një sasi “ndjeshme”, për të ndihmuar në frenimin e një rënieje të çmimeve rreth 70%, gjatë nëntë muajve të mëparshëm.
Por, kompania nuk planifikon të shkurtojë investimet në këtë divizion.
“Ne kemi ndryshuar planet afatshkurtra të prodhimit, por ndërsa projektojmë një kërkesë të qendrueshme në periudhën afatmesme dhe afatgjatë, do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë, për të zgjeruar investimet në kërkim dhe zhvillim, në mënyrë që të forcojmë pozicionin tonë në udhëheqjen teknologjike,” thuhet në një deklaratë.
Nivelet e investimeve në vitin 2023 pritet të jenë gjerësisht në përputhje me vitin e kaluar.
Ky nuk është plotësisht lajm i keq për gjigantin elektronik të Koresë së Jugut. Fitimi në divizionin e tij të smartphone, i cili nxori në shitje modelin Galaxy S23 tremujorin e kaluar, u rrit me 3%, në 2.9 miliardë dollarë, krahasuar me vitin e kaluar.
Megjithatë, të ardhurat, ranë 2%, në reth 22.9 miliardë dollarë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











