Lajme
Samiti i BE-së: Arrihet ujdia historike kundër krizës ekonomike nga COVID-19
Në luftë kundër krizës ekonomike për shkak të pandemisë COVID-19, shtetet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për paketën më të madhe buxhetore dhe financiare të ofruar ndonjëherë nga BE-ja.
Ishte kreu i Këshillit të BE-së, Charles Michel, që e bëri të ditur lajmin të martën herët. Kompromisi u arrit pas më shumë se katër ditë negociatash. E gjithë paketa arrin shifrën e 1,8 bilionë eurove, prej tyre 1074 euro janë planifikuar për buxhetin shtatëvjeçar të BE-së dhe 750 miliardë euro për programin e koniunkturës dhe investimeve.
Me paketën financiare, Bashkimi Europian synon të luftojë i bashkuar rënien historike ekonomike dhe të ruajë tregun e brendshëm në BE. Në të njëjtën kohë synohet të investohet më shumë në ekonominë digjitale dhe ekologjike. Për këtë janë marrë për herë të parë në masë të madhe borxhe nga BE-ja, paratë do të shpërndahen, kurse borxhet do të shlyhen së bashku, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Së pari u arrit një kompromis për programin e Coronës që hapi rrugën për ujdinë finale. Austria, Danimarka, Suedia dhe Holanda pranuan marrjen e borxheve të përbashkëta dhe që fondet të shkojnë në formë grantesh te shtetet e BE-së. Nga ana tjetër, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja ranë dakord që shuma e programit të Coronës në formë grantesh të reduktohet nga 500 miliardë në 390 miliardë euro. Ky ishte një element i rëndësishëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjes financiare.
Austria, Danimarka, Suedia dhe Holanda – të vetëshpallurit “katër kursimtaret” – të mbështetur dhe nga Finlanda, kishin kërkuar që vendeve në nevojë, si Italia apo Spanja, t’u jepen kredi dhe jo ndihma financiare që nuk ka nevojë të shlyhen. Për të arritur një kompromis në samit u ra dakord që shuma e ndihmave financiare të ulet dhe të jepen më tepër para në formë kredie.
Si problematike janë parë planet e Komisionit që BE-ja të marrë për herë të parë hua shuma të mëdha për programin stimulues të ekonomisë dhe për investimet. Disa nga vendet anëtare kanë frikë se marrja e një huaje dhe një borxh i përbashkët do t’i rëndojë edhe më tepër taksapaguesit e vendeve të tyre.
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













