Shqipëria
Sa turistë kishte Shqipëria në muajin qershor
Për momentin, charterat me turistë po vijnë vetëm nga tre shtete, Polonia, Bjellorusia dhe Ukraina
Qershori, ndonëse ishte muaji i parë, kur u hoq karantina ka shënuar rënie të ndjeshme të lëvizjeve përtej kufirit, si për të huajt që hyjnë në vend, ashtu dhe për shqiptarët që dalin.
Gjithsesi, daljet e shqiptarëve kanë rënë me ritme shumë më të ulëta se hyrjet e të huajve në vend, përkatësisht -48%, kundrejt -71.5%.
Sipas INSTAT, Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Qershor 2020, janë 364.574.
Krahasuar me Qershor 2019, ky tregues rezulton me rënie 66,3 %, raporton Monitor.
Në Qershor 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 179.594. Krahasuar me Qershor 2019, ky numër ka rënë me 71,5 %, përcjell albinfo.ch.
Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020 është 781.894, duke rënë me 63,4 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Përgjatë gjashtë mujorit të parë 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 51,0 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Polonia me 95,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Gjatë vitit 2019, Shqipërinë e vizituan një numër rekord të huajsh prej 6.4 milionë personash, por këtë vit, numri i tyre pritet të bjerë ndjeshëm për shkak të pandemisë. Për momentin, charterat me turistë po vijnë vetëm nga tre shtete, Polonia, Bjellorusia dhe Ukraina.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













