Lajme
Sa të besueshme janë testet e shpejta?
Varianti i ri “Omicron” ka rritur infektimet në Shtetet e Bashkuara dhe kërkesa për teste është e lartë. Administrata e Presidentit Joe Biden ka premtuar së shpejti 500 milionë komplete testesh COVID për familjet amerikane. Por, sa të besueshme janë testet e shpejta?
Jordan Erby dhe partnerja e tij, Julia Weil, vizitojnë shpesh vendet ku mund të testohesh për koronavirusin.
“Ne testohemi në mënyrë që të mund të takojmë miqtë tanë pa u shqetësuar se po përhapim COVID”, thotë për Zërin e Amerikës Jordan Erby.
Çifti preferon që përgjigjen nëse është apo jo i infektuar me koronavirus ta marrë nga një laborator i specializuar dhe nuk përdor testet e shpejta që mund të bëhen në shtëpi.
Julia Weil thotë se e ka përdorur një herë testin e shpejtë përpara se të vizitonte të afërmit e moshuar, por nuk ishte e sigurt për rezultatet.
Në vitin 2020 studiuesit zbuluan se te njerëzit me simptoma të COVID-it, testet “antigen” apo testet që mund të bëhen në shtëpi ishin më pak të sakta se testet “PCR”, që duan deri në 48 orë për të dhënë një përgjigje.
“Ne krahasuam drejtpërdrejt testin antigen “BionaxNOW” me testin standard “PCR”. Testi me antigen nuk arriti të zbulojë 20% të të gjitha rasteve me COVID-19”.
Ende nuk ka të dhëna përfundimtare se sa mirë funksionojnë testet e shpejta me variantin “Omicron”. Por eskpertët sugjerojnë që njerëzit për të qenë të sigurt duhet të testohen më shpesh.
“Nëse jeni duke u testuar ndërkohë që keni simptoma dhe një ngarkesë të madhe virale në organizëm, ka më shumë gjasa që testet të jenë të sakta në këtë situatë. Në të kundërtën, ne shpesh rekomandojmë teste të shumta. Pra, jo vetëm një test, por bëni testin tuaj antigen sot. Pas 24 apo 36 orë testohuni sërish”, thotë Dr. Robert Bollinger, Universiteti “Johns Hopkins”.
Dr. Peter Chin-Hong, një profesor i mjekësisë në Kaliforni, thotë se rëndësi ka dhe mënyra se si njerëzit i bëjnë këto teste në shtëpi.
“Në varësi të testeve, ju duhet ta rrotulloni tamponin 5 deri në 10 herë në secilën anë të hundës dhe më pas e vendosni në reagent. Dhe më pas masni kohën. Mos e largoni tamponin shpejt, sepse mund të dalë gabimisht negative. Po ashtu mos e largoni më vonë, sepse mund të ketë kimikate të paqëndrueshme”, thotë ai.
Administrata e Presidentit Joe Biden ka premtuar së shpejti 500 milionë komplete testesh COVID për familjet amerikane dhe autoritetet që po nxitojnë të hapin vende të reja testimi. Por, testimi është vetëm një pjesë e përgjigjes së administratës Biden ndaj pandemisë.
“Ne ende paralajmërojmë banorët tanë dhe njerëzit në mbarë botën që të ndjekin hapat për të parandaluar përhapjen e COVID-19, pavarësisht nëse kanë apo jo një test negativ. Duhet ruajtja e distancës fizike, mbajtja e maskës kur jeni brenda me njerëz dhe më e rëndësishmja të vaksinoheni”, thotë Hannah Winant nga Departamenti i Komunikimeve për Sigurinë Publike, në Arlington të shtetit Virxhinia./VOA
E-Diaspora
-
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe Edicioni i dytë i manifestimit u mbajt nga 18 deri më 20 shtator, me aktivitete kushtuar... -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj -
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës
Jeta në Austri
-
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital Vinjetat fizike për vitin 2026 janë të fundit. Shoferët duhet t’i kushtojnë vëmendje edhe vlefshmërisë së... -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së










