Lajme
Sa para i mbetën Mark Zuckerbergut pas humbjeve miliardëshe?
Pasuria e Mark Zuckerberg, bashkëthemelues i Facebook, u tkurr me më shumë se 6 miliardë dollarë në pak orë, pas rënies së kompanisë në tregun e aksioneve dhe nga një megadefekt dje.
Rrjeti social po përballet me akuzat për “fitime në kurriz të sigurisë”.
Hulumtimet e brendshme për grupin kanë treguar se rrjeti i tij social, Instagram, ka efekte negative në moralin e vajzave adoleshente, raporton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Këtyre akuzave iu shtua të hënën një megadefekt, që ndaloi hyrjen në katër rrjetet dhe shërbimet e mesazheve të grupit, Facebook, Instagram, Whatsapp dhe Messenger, që zakonisht vizitohen çdo muaj nga rreth 3,5 miliardë përdorues në të gjithë botën.
Për shkak të rënies së aksioneve të tij, kreu i grupit, Mark Zuckerberg, 37 vjeç, humbi më shumë se 6 miliardë dollarë brenda pak orësh, duke e ulur pasurinë e tij në 121,6 miliardë dollarë, sipas një raporti nga Bloomberg.
Humbjet e tij kanë arritur në 15 miliardë, që nga mesi i shtatorit.
Facebook është një nga kapitalizimet më të mëdha në Wall Street, duke u renditur përgjithësisht pas Apple, Microsoft, Google (Alphabet) dhe Amazon.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













