BE është në hall pas procesit të Brexit në 2016 dhe zgjedhjeve kombëtarë në Francë, Austri dhe vendet tjera. Në këto momente blloku po lëviz drejt zgjerimit më kundërthënës, duke u dhënë data gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor – një rajon i përfshirë nga lufta në vitet 90-të dhe akoma ka disa konteste territoriale të pazgjidhura. Dhënia e datës 2025 në strategjinë e BE gjatë shkurtit të këtij viti, për anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi – dy shteteve më të avancuara në këtë proces – dhe për Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Bosnjën, përbën zgjerimin më të madh të BE që nga 2004, kur anëtarësimi i shteteve ish komuniste shkon në dhjetë. Por çfarë dallime sjell anëtarësimi i gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor për BE-në? Dhe sa larg duhet të shkojnë vendet e turbullta për të zbatuar këshillat standarde të bllokut?
Popullsia
Popullsia e kombinuar e gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor është 18 milion banorë, pak më pak sesa Rumania që ka 20m dhe që u anëtarësua në BE gjatë 2007, sëbashku me Bullgarinë. Luftërat dhe varfëria sollën emigrime të mëdha gjatë viteve 90-të dhe 2000-të. Sot, sipas Bankës Botërore, një në katër banorë të këtij rajoni jetojnë jashtë vendlindjeve të tyre.
Ekonomia
Asnjë ekonomi e gjashtë shteteve nuk është tejet e zhvilluar. Të ardhurat e tyre janë një përqind e BE-së, ndërsa pesë nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor do jenë pjesë e tetë ekonomive më të dobta të BE. Ekonomi më të madhe ka Serbia, njëherësh PBB më të madhe sesa anëtarët e BE: Kroacia dhe Lituania. Ekonomia e rajonit është sa një e treta e mesatares së BE, prandaj kjo mbetet kërcënimi më i madh i anëtarësimit. Por është koha për të potencuar se përpara shtatë viteve PBB e Bullgarisë dhe Rumanisë, ishte më i vogël sesa ajo e Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë sot.
Sa u takon shkëmbimeve tregtare, 70 përqind e mallrave të rajonit eksportohen në BE – një rritje nga dekada e kaluar. Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, së fundi do deklaronte “marrëdhëniet ekonomike . . .janë më të fuqishme sesa çfarë kanë qenë”.
Investimet nga kompanitë europiane kanë hapur 240.000 vende pune në Ballkanin Perëndimor nga 2003. Kjo është rreth 60 përqind e gjithë punëve të krijuara nga investimet e jashtme në rajon.
Sipas dokumentave të BE asnjë shtet “nuk mund të konsiderohet tash për tash si treg funksional ekonomik”, por perspektiva europiane u ka ndihmuar atyre për përparim të ndjeshëm. Banka Botërore konstaton se shtetet janë bërë vende më të lehta për të bërë biznes në dekadat e fundit, me Maqedoninë në krye të listës.
Kontestet territoriale
Kontestet gjeografike janë një çështje tjetër e pazgjidhur e rajonit, një ndër arsyet kryesore të luftërave në të kaluarën. “Janë disa konteste kufitare në Ballkanin Perëndimor që duhet të zgjidhen përpara anëtarësimit,” tha presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncke. Në fund, shtetet duhet të dëshirojnë pranimin në BE. Raportet e komisionit sqarojnë se anëtarësimet janë “konsensus politik dhe shoqëror dhe mbështetje për zemrat dhe mendjet e njerëzve” – këto nuk kanë qenë raste të përmendura në të kaluarën.