CH-Ballkani

Sa është paga mesatare në Ulqin

Numri i punëtorëve pritet të rritet gjatë muajve korrik dhe gusht, pra gjatë sezonit turistik

Sipas njoftimit të Entit Shtetëror për Statistikë-Monstat, në maj paga mesatare në Ulqin ishte 434 euro, shkruan “Koha.mk”.

Kjo është për 13 euro më shumë se në prill, gjegjësisht për 78 euro më pak se në nivel shtetëror, ku paga mesatare është 512 euro, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se numri i përgjithshëm i të punësuarve në territorin e kësaj komunë është 4.428.

Një muaj më herët në Ulqin zyrtarisht ishin 4.075 persona në marrëdhënie pune.

Megjithatë, numri i tyre pritet të rritet gjatë sezonit të verës, ku punojnë edhe shumë njerëz nga Kosova, derisa rritet edhe numri i turistëve, sidomos gjatë muajve korrik dhe gusht.