Lajme
Sa është e shijshme kafeja në Zvicër
Zvicra mbresëlënëse për të shijuar një filxhan kafe të mrekullueshme
Kafja është një pije, e cila konsumohet me bollëk në shumë vende të botës. Megjithëkëtë, është interesante të dish në cilat vende konsumohet më së shumti kafja, përcjell albinfo.ch.
Produktet e prodhuara në Zvicër janë të njohura për respektimin e standardeve strikte të cilësisë. Dhe kafeja zvicerane nuk bën përjashtim.
Zviceranët konsumojnë kafe relativisht shumë. Ky pëlqim i kafesë ndërlidhet me traditat dhe kulturën e Zvicrës.
Ata preferojnë kafe të pjekur jo shumë, e cila shkon me kualitetin e mirë të ujit në vend; thuhet që uji është në gjendje të nxjerrë shijen e kafesë në Zvicër.
Kafeja në Zvicër ka shumë kohë që është e pranishme. Edhe në shekullin e 17-të, shtëpitë e kafesë ishin funksionale në Neuchatel dhe Gjenevë. Këtu janë disa nga kafetë e pëlqyera që mund t’i provoni në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Kaffe-crème: Shtoni pak krem në espresson tuaj dhe aq…! Kafeja më e famshme në vend.
Schale: Keni një mëngjes të ngarkuar dhe vetëm disa filxhanë kafe mund t’ju ndihmojnë. Ky filxhan i madh kafeje mund të jetë ndihma juaj.
Luzerner Kafi: Kafeina nuk po funksionon, hidhini asaj ca verë, kjo është një përzierje shumë e famshme në ditët e ftohta të dimrit.
Espresso: Një sasi e vogël kafeje në një filxhan të vogël që mund t’ ju ndriçojë ditën.
E-Diaspora
-
Berna shpërndan 600 kuponë nga 400 franga për kurse të gjuhës gjermane Qyteti i Bernës ka hapur aplikimet për programin “DeutschBon”, përmes të cilit banorët që e kanë... -
Turqi
Elmë Ramadani, nga Kosova në Akademinë Ushtarake të Turqisë: pesë vite drejt një karriere në shërbim të vendit -
Suedi
Yllka Sheqiri, shqiptarja me rrënjë nga Kosova e nominuar për “Çmimin e Vajzave 2026” në Suedi -
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro
Jeta në Austri
-
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë dallime të mëdha në kohëzgjatjen e javës së punës... -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë?













