Lajme
Sa është e mbrojtur Zvicra nga koronavirusi
Autoritetet shëndetësore zvicerane thonë se tani ekziston vetëm një rrezik "i moderuar" i kësaj sëmundjeje infektive që të përhapet në Zvicër
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, më shumë se 580 njerëz janë infektuar me koronavirus, deri tani, 81 prej të cilëve kanë vdekur.
Por “duke pasur parasysh evolucionin e ditëve të kaluara dhe afrimin e festave të lidhura me Vitin e Ri Kinez, të cilat fillojnë më 25 janar, rreziku i një përhapjeje rritet”, tha Zyra Federale e Shëndetit Publik Zviceran (FOPH) në faqen e saj të internetit, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, FOPH vuri në dukje se “nuk ka arsye për momentin” për të zbatuar të njëjtat masa kufizuese në Zvicër siç ishin marrë në Aeroportin Fiumicino në Romë dhe në Heathrow të Londrës, ku pasagjerët që vinin nga Wuhan kontrollohen për shenja të koronavirusit.
Asnjë kontroll i tillë nuk po zhvillohet në aeroportet ndërkombëtare në Cyrih dhe Gjenevë.
Sidoqoftë, Zvicra po “monitoron nga afër situatën dhe po përgatitet me partnerët e saj për disa skenarë që përfshijnë përhapjen e koronavirusit”, tha FOPH, përcjell tutje albinfo.ch.
Për njerëzit që udhëtojnë në Kinë në të ardhmen e afërt, FOPH rekomandon udhëzimet e mëposhtme:
Praktikoni një higjienë të mirë personale, përfshirë larjen e duarve rregullisht.
Shmangni tregjet e peshkut, si dhe tregjet që shesin kafshë të gjalla ose të ngordhura.
Hani vezë dhe mish vetëm nëse janë gatuar plotësisht.
Shmangni kontaktin me kafshët dhe pikat e tyre.
Rri larg nga njerëzit që vuajnë nga simptomat e frymëmarrjes.
Udhëtarët që kthehen nga Kina me probleme të frymëmarrjes ose shenja të tjera infeksionesh duhet të këshillohen menjëherë me mjekun, tha FOPH.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












