Shqipëria
Ryanair dhe Wizz Air, në garë për biletat më të lira në Shqipëri
Biletat për tre nga katër ulëse në fluturimet drejt dhe nga Shqipëria janë në duart e dy kompanive europiane, ultra low cost: Wizz Air dhe Ryanair. Kjo e fundit ka nisur fluturimet nga dhe drejt TIA-s prej 31 tetorit 2023, ndërsa Wizz Air-i, që prej prillit të vitit 2017.
Këto shifra janë për destinacionet në Itali dhe kanë bërë që e përditshmja Corriere della Sera, t’i kushtojë një artikull, garës siç e cilëson ajo, mes Wizz Air dhe Ryanair për fluturimet nga dhe drejt Shqipërisë.
Në pjesën e parë të vitit 2024, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë, me mbi 200% krahasuar me vitin 2019, sipas ACI Europe.
Dhe, arsyeja kryesore, sipas Corriere della Sera, mbetet beteja e paprecedentë mes Ryanair dhe Wizz Air, me tarifa aq të ulëta sa e bëjnë Shqipërinë vendin me biletat më të lira ajrore në botë.
“Kjo është një situatë që ka të bëjë mbi të gjitha me lidhjet e Shqipërisë me Italinë: jo vetëm sepse këtu jeton një komunitet i madh shqiptar, por edhe sepse, siç u kuptua verën e kaluar, pati një sulm të vërtetë në plazhet shqiptare nga italianët. Çmimet për momentin shpesh e shohin Ryanair si më të lirë…Marrim një fluturim vajtje-ardhje mes Bergamos dhe Tiranës (15-20 maj): me Wizz Air kostoja është 59,98 euro, me Ryanair 25,98 euro. Taksat e përfshira ekstra, të përjashtuara. Udhëtimi me irlandezët për një mijë kilometra (në çdo drejtim) kushton pak më shumë se bileta e autobusit që kërkohet për të arritur në aeroportin e Bergamos nga Stacioni Qendror i Milanos (48 kilometra)”.
Këto shifra shihet si alramante për italianët, duke qenë se kjo nënkupton një bum turistësh në jug të vendit.
“Këtë vit, me mbi 14 milionë vende avioni në shitje, vetëm aeroporti shqiptar tejkaloi ofertën e kombinuar të dy aeroporteve të Pulias (Bari dhe Brindisi: 12.3 milionë) dhe atë të tre objekteve të Sardenjës (Cagliari, Olbia, Alghero: 12.6 milionë), i afrohet Campania-s (Napoli, Salerno: 15.4 milionë) dhe zvogëlon distancën nga Sicilia (Palermo, Catania, Comiso, Trapani: 25.9 milion)”.
Evolucioni i tarifave
Sipas analizës së “Corriere”, në platformat e specializuara, tarifat e ajrit në tremujorin e parë 2024 në Tiranë (duke marrë parasysh të gjitha destinacionet) ranë me 29% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 dhe me 54% krahasuar me 2019.
Kjo vjen në një kohë kur çmimet në vende të tjera të Europës janë rritur, qoftë edhe me përqindje dyshifrore.
Nëse shohim vetëm fluturimet Shqipëri-Itali në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, biletat janë 66-68% më të ulëta se në vitin 2019 dhe arrijnë ulje prej 39% në krahasim me gjysmën e parë të 2023.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë









