Lajme
Rusia shkel hapësirën ajrore të një shteti evropian
Estonia raportoi sot se një helikopter ushtarak rus ka shkelur hapësirën ajrore të vendit.
Helikopteri rus i transportit “Mi-8” hyri palejë në hapësirën ajrore të vendit mbrëmjen e kaluar, deklaruan forcat e armatosura estoneze deklaruan.
Ministria e Jashtme në Talin thirri ambasadorin rus dhe i dorëzoi një notë proteste lidhur me incidentin.
“Estonia e konsideron ngjarjen si incident jashtëzakonisht të rëndë, të dënueshëm dhe tërësisht të papranueshëm”, theksoi Ministria e Jashtme në një deklaratë, transmeton Dpa, përcjell Albnfo.ch.
“Në takimin me ambasadorin rus, Ministria e Jashtme dënoi sërish fuqishëm agresionin e vazhdueshëm të Rusisë kundër Ukrainës. Theksuam gjithashtu që Rusia duhet të respektojë integritetin territorial dhe ligjet ndërkombëtare”, thuhej më tej në deklaratë.
Ushtria estoneze bëri të ditur se kjo është hera e tretë që Rusia shkel hapësirën ajrore të vendit këtë vit, pas pesë incidentesh të tilla vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













