Lajme
Rusia reagon ndaj sanksioneve të fundit të BE-së
Raundi i fundit i sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë në përgjigje të agresionit ndaj Ukrainës thjesht do të përkeqësojë problemet brenda bllokut, tha të shtunën një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.
Udhëheqësit e BE-së ranë dakord këtë javë të japin 18 miliardë euro për Ukrainën për vitin 2023 dhe miratuan një paketë të nëntë sanksionesh kundër Moskës, mes së cilave vendosjen në listën e zezë të afro 200 personave dhe ndalimin e investimeve në industrinë minerare të Rusisë.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha në një deklaratë se paketa aktuale do të ketë të njëjtin efekt si ato të mëparshmet, përkeqësimin e problemeve socio-ekonomike në vetë Bashkimin Evropian.
Ajo i bëri thirrje gjithashtu Brukselit të anulojë të gjitha kufizimet që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë po ndikojnë në eksportet ruse të drithërave dhe plehrave.
Presidenti Vladimir Putin tha të enjten se Rusia do të zgjerojë bashkëpunimin tregtar me partnerë të rinj, përfshirë rritjen e ndjeshme të eksporteve të gazit në Kinë, si reagim ndaj sanksioneve perëndimore.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropianë thanë në takimin e fundit të nivelit të lartë për këtë vit se miratimi i ndihmës për Ukrainën dhe sanksioneve për Rusinë janë tregues të mbështetjes së palëkundur për Kievin dhe të vendosmërisë për të ndëshkuar Moskën për agresionin e saj./VOA
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë










