Lajme

Rusia ndal furnizimin me gaz për Poloninë

Rusia ka vendosur të ndërprejë furnizimet me gaz në Poloni sipas kontratës Yamal.

Lajmi është raportuar nga faqja polake e internetit Onet, duke cituar burime qeveritare dhe sektorin polak të energjisë.

Një ekip krizash tashmë është takuar në Ministrinë polake të Klimës për të trajtuar çështje, që kjo situatë të mos shkaktojë një krizë në furnizimin.

Ndërkohë shumë vende të BE-së janë duke marrë masa që të ndërpresin sa më shpejt varësinë energjetike nga Rusia.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habcek, u shpreh së fundmi se Gjermania është pranë pavarësisë nga nafta ruse, duke shtuar se embargoja tashmë është e menaxhueshme.