Lajme

Rusia ia ndalon gazin Italisë

Sipas ndërmarrjes italiane Eni, Rusia ka ndërprerë përkohësisht dërgesat e gazit në vendin mesdhetar.

Kompania ruse Gazprom njoftoi Eni-n se nuk mund të furnizojë më gaz përmes Austrisë. Gazi rus mbërrin normalisht dhe shpërndahet nga qyteti kufitar italo-austriak Tarvisio.

Një zëdhënës i Eni theksoi se Gazprom kishte thënë se nuk mund t’a furnizonte më përmes Austrisë. Megjithatë, sipas informacioneve nga Eni, Austria vazhdon të marrë gazin rus, shtoi zëdhënësi, transmeton dpa, përcjell Albinfo.ch.

Deri në shpërthimin e luftës në Ukrainë, Italia kishte marrë rreth 40% të gazit të saj nga Rusia. Më pas, qeveria e Romës dhe Eni, pjesërisht në pronësi të shtetit, lidhën marrëveshje me disa vende të tjera, si Algjeria, për të minimizuar varësinë nga Moska