Lajme
Rusia gjobit kompaninë “Google” me 370 milionë dollarë
Google u gjobit me 370 milionë dollarë (21.1 miliardë rubla) të hënën nga një gjykatë ruse, pasi sipas saj, nuk ka hequr përmbajtjet që Moska i konsideron të paligjshme.
Rusia ka kundërshtuar prej kohësh shpërndarjen e materialeve nga platformat e huaja të teknologjisë që bien ndesh me kufizimet e saj, por përplasjet e forta filluan në fillim të këtij viti, kur Moska grumbulloi në perëndim të vendit forcat e saj të armatosura përpara se ta fillonte sulmin kundër Ukrainës në fund të shkurtit.
Në fund të vitit të kaluar Google u gjobit me 7.2 miliardë rubla për refuzimin për të hequr ose bllokuar përmbajtjet që ishin në shkelje të ligjeve ruse.
Llogaria bankare e njësisë së saj ruse është sekuestruar, duke bërë që filiali të deklarojë falimentimin dhe duke e bërë të pamundur pagesën e personelit dhe shërbimeve.
Kompania Google, e cila mund të apelojë vendimin, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të dërguar me email për koment.
Rregullatori i komunikimit, Roskomnadzor, tha në qershor se platforma e publikimit të videove, YouTube, që është në pronësi të kompanisë Google, po përhapte qëllimisht informacione të rreme rreth konfliktit në Ukrainë dhe kishte lejuar përmbajtje që nxiste pikëpamje ekstremiste dhe thirrje për fëmijët që të merrnin pjesë në protesta të paautorizuara.
“YouTube promovon qëllimisht shpërndarjen e informacionit mashtrues në lidhje me përparimin e operacionit special ushtarak në Ukrainë, duke diskredituar forcat e armatosura të Federatës Ruse”, tha agjencia ruse Roskomnadzor.
Rusia thotë se po kryen një “operacion special ushtarak” në Ukrainë për të eliminuar një kërcënim ndaj sigurisë së saj dhe për të mbrojtur banorët rusishtfolës atje.
Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë i kanë hedhur poshtë këto akuza, duke i quajtur ato pretekste të pabaza për një grabitje të paligjshme toke./VOA
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë










