Lajme
Rusia do të përballet me pasoja të rënda nëse përdor armët bërthamore
Ukraina rimori të shtunën kontrollin e një qyteti kyç brenda territorit që presidenti rus e shpalli si të aneksuar nga Moska. Për Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, përparimi i forcave ukrainase tregon se ato janë në gjendje t’i zmbrapsin trupat ruse.
“Ata janë në gjendje të zmbrapsin forcat ruse për shkak të guximit dhe aftësive të tyre, por sigurisht edhe për shkak të armëve të avancuara që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë që po u japin”, tha zoti Stoltenberg në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan NBC.
I pyetur mbi aplikimin e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në aleancën perëndimore të mbrojtjes, zoti Stoltenberg tha se “çdo vendim për anëtarësim duhet të merret me konsensusin e të 30 vendeve anëtare”.
NATO po mbështet hetimin rreth dyshimeve për akte sabotazhi ndaj tubacioneve ruse Nord Stream që transportojnë gaz nga Rusia në Evropë.
“Çdo sulm i qëllimshëm ndaj infrastrukturës kritike të NATO-s do të përballet me një përgjigje të fortë dhe të bashkuar“, tha ai.
Shefi i NATO-s foli dhe mbi kërcënimin e Moskës për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore. Zoti Stoltenberg tha se Rusia do të përballej me pasoja të rënda nëse do t’i përdorte ato./VOA
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












