Lajme
Ruag do të montojë më pak avionë luftarakë F-35
Ruag ka mundësi që të jetë në gjendje të montojë vetëm tre avionë luftarakë në vend të katër sa ishte planifikuar
Kontraktori i industrisë ushtarake të Zvicrës, Ruag do të jetë në gjendje të montojë më pak avionë luftarakë F-35 në Zvicër sesa ishte planifikuar. Hulumtimi i realizuar nga Radio SRF zbulon se Ruag ka mundësi që të jetë në gjendje të montojë vetëm tre avionë luftarakë në vend të katër sa ishte planifikuar, tranmseton albinfo.ch.
Sipas hetimit të SRF, arsyeja kryesore për uljen e këtij numri është kostoja. Prodhuesi Lockheed Martin thuhet se nuk është i gatshëm të financojë montimin e katër avionëve luftarakë në Zvicër.
Kryetari i kompanisë Ruag, Jürg Rötheli, deklaroi në programin e lajmeve të së shtunës të SRF se negociatat e kontratës janë ende në vazhdim.
Kompania shtetërore synon të zhvillojë ekspertizë në montim në mënyrë që më vonë të mirëmbajë flotën zvicerane F-35 dhe potencialisht edhe avionë luftarakë të huaj.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












