Lajme
Rritje e numrit të infeksioneve me koronavirus në Gjermani
Numri i të infektuarve me koronavirus në Gjermani është rritur për ditën e pestë me radhë, në kohën kur qeveria po diskuton për zbutjen e masave.
Qasja e qeverisë gjermane për shpërthimin, duke përsëritur testimin masiv në të gjithë vendin, u vlerësua gjerësisht nga organizatat shëndetësore, shkruan Daily Mail.
Të enjten, Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi se vendi do të rihapë hapësirat sociale, si muzetë dhe kopshtin zoologjik, dhe se komunitetet fetare mund të jenë në gjendje të kryejnë përsëri shërbime.
Që nga 26 prilli, niveli i të infektuarve në Gjermani është rritur në mënyrë të vazhdueshme. Ajo u rrit me 1.639 sot, duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve në vend në 160,758, sipas Institutit Robert Koch.
Vdekjet e regjistruara në vend sot u rritën deri në 193, duke arritur në shifrën totale të 6.481 jetëve të humbura.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dje tha se do t’i rishikojë masat javën e ardhshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













