Lajme
Rritet trafiku ajror, bien fitimet në 2026
Linjat ajrore në mbarë botën pritet të transportojnë më shumë pasagjerë në vitin 2026, por të realizojnë vetëm gjysmën e fitimeve krahasuar me një vit më parë, sipas parashikimeve të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).
Sipas të dhënave të prezantuara në kongresin e IATA-s në Rio de Janeiro, kompanitë ajrore anëtare – që përfaqësojnë rreth 85% të trafikut global – pritet të transportojnë rreth 5.1 miliardë pasagjerë gjatë vitit 2026. Kjo shënon një rritje prej 2.4% krahasuar me vitin 2025, kur numri i udhëtarëve arriti në 4.98 miliardë.
Duke folur për situatën në sektor, drejtori i përgjithshëm i IATA-s, Willie Walsh, tha se nuk e sheh gjendjen si krizë, pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme dhe ndikimeve të tjera gjeopolitike.
Megjithatë, rritja e trafikut nuk po shoqërohet me përmirësim të fitimeve. IATA parashikon që fitimet e linjave ajrore do të bien nga 45 miliardë dollarë në 2025 në 23 miliardë dollarë në 2026, ndërsa marzha neto do të ulet nga 4.2% në 2.0%.
Sipas organizatës, fitimi mesatar për pasagjer do të jetë rreth 4.50 dollarë, rreth gjysma e vitit të kaluar. Rritja e çmimit të karburantit, e lidhur pjesërisht me tensionet në Lindjen e Mesme, mbetet një nga faktorët kryesorë që po rëndon industrinë.
Parashikimet tregojnë edhe ndryshime rajonale, ku linjat ajrore të Lindjes së Mesme pritet të kalojnë në humbje, ndërsa ato evropiane parashikohet të jenë më fitimprurëset në vitin 2026.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











