Lajme
Rritet sërish puna e përkohshme në Zvicër, bien punësimet e përhershme
Sipas Swissstaffing, orët e punës së përkohshme u rritën me 1.5 për qind në gjysmën e parë të vitit, ndërsa punësimet e përhershme ranë me gati 20 për qind.
Puna e përkohshme po rikthehet në rritje në Zvicër, pas disa vitesh rënie të ndjeshme. Sipas të dhënave të publikuara nga Swissstaffing, shoqata zvicerane e agjencive të rekrutimit, numri i orëve të punës së përkohshme në gjysmën e parë të vitit 2026 u rrit me 1.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, përcjell albinfo.ch.
Në të njëjtën kohë, punësimet e përhershme kanë pësuar një rënie të ndjeshme. Sipas raportit, numri i vendosjeve në punë me kontrata të përhershme ka rënë me afro 20 për qind.
Swissstaffing e lidh këtë zhvillim me pasiguritë në ekonominë globale, duke përmendur tensionet e vazhdueshme gjeopolitike dhe politikat e paparashikueshme tarifore të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.
Sipas shoqatës, këto rrethana kanë bërë që shumë kompani të tregohen më të kujdesshme në punësimin afatgjatë, duke u orientuar më shumë drejt kontratave të përkohshme për të ruajtur fleksibilitetin në një klimë ekonomike të pasigurt.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali 19-vjeçari shqiptar u nda nga jeta më 24 korrik, pasi u përfshi në një aksident të... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva -
Ermonela Jaho debuton në Festivalin Veror të Varnës me një gala operistike -
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë
Jeta në Austri
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova













