Lajme
Rritet rreziku i përdorimit të armëve bërthamore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shprehur ditën e sotme se kërcënimi për një luftë të mundshme bërthamore është në rritje.
Deklaratat lideri rus i bëri gjatë një video-konference në një takim të Këshillit të tij për të Drejtat e Njeriut këtë pasdite.
Putin pohoi gjithashtu se Rusia nuk ka armë bërthamore taktike në vende të tjera,“ndryshe nga Shtetet e Bashkuara”. Ai shtoi se Kremlini i ka armët më të avancuara, por nuk do që t’i përdorë.
Po ashtu, Putin tha se nuk është ai që e nisi luftën në Ukrainë, por përkundrazi, sipas tij, çdo gjë nisi me një grusht shteti në vitin 2014, kur Krimeja u pushtua nga Moska, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi gjithashtu se Rusia nuk ka pasur asnjë shans për të zgjidhur situatën në Ukrainë”, ku forcat e Kremlinit kanë nisur luftën që nga fundi i shkurtit.
Putin më pas pretendoi se Polonia, e cila është fqinje me Ukrainën, shpreson të pushtojë territore në perëndim të vendit. Polonia ka mirëpritur miliona refugjatë ukrainas në muajt e fundit.
E-Diaspora
-
Nuk ka asnjë shqiptar të vdekur apo të lënduar deri më tani në Turqi Tërmeti i fuqishëm në Turqi ka lënë pas mbi 600 viktima, përcjell albinfo.ch. Sipas raportimeve të...
-
Kanadë: Shqiptari abuzohet gjatë orarit të punës, fiton shpërblim 300 mijë dollarë
-
Pastiçeria e shqiptarit me specialitete franceze, në zemër të Vjenës
-
Kloten (ZH)
Jepet premierë në Zvicër monodrama e Ridvan Dibrës, “Në emër të Atit”
-
Shoferi i droguar shkaktoi aksidentin tragjik, ku humbën jetën 4 shqiptarë në Itali
Jeta në Austri
-
10 të vdekur në pistat e skijimit në Austri e Zvicër nga orteqet Nga përkeqësimi i motit dhe temperaturt e ulëta, të cilat kanë kapluar Evropën, raportohet se 10...
-
Aktori Astrit Alihajdaraj sonte shfaqet në serialin zviceran “Neumatt” në SRF
-
Pastiçeria e shqiptarit me specialitete franceze, në zemër të Vjenës
-
Njihuni me Kaltrinin, policin shqiptar në Vjenë
-
Austria dëbon 4 diplomatë rusë