Shqipëria
Rritet numri i fluturimeve në Shqipëri
Numri i fluturimeve ajrore në Shqipëri ka shënuar rritje me 31.9 %, në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë, duke reflektuar zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.
Të dhënat e Institutit të Statistikave (INSTAT) treguan se gjatë periudhës korrik-shtator u kryen 21 572 fluturime ajrore, nga 16 360 fluturime të kryera në tremujorin e dytë të 2023-shit.
Në tremujorin e tretë kanë udhëtuar me linja ajrore 3 534 751 pasagjerë, nga 2 476 244 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 42.7 %, transmeton albinfo.ch.
Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 132.713 avionë, nga të cilët 83.7 % të tyre e zë numri i mbikalimeve.
Në transportin ajror gjatë tremujorit të tretë 2024 kanë operuar 28 shoqëri ajrore, nga këto 27 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












