Kosova
Rritet numri i azilkërkuesve në Kosovë
Përkundër që shumë qytetarë të Kosovës po ikin drejt vendeve të Perëndimit për një jetë më të mirë, ka edhe shumë shtetas të huaj që vendin tonë e shohin si një destinacion për të kërkuar azil.
Në bazë të të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, viti 2019 shënon numrin më të madh të kërkesave për azil, ku nga janari e deri në mesin e dhjetorit azil kanë kërkuar rreth 2 mijë persona.
Këta persona kryesisht vijnë nga vendet e konflikteve dhe luftës, derisa Kosovën e shohin si një mundësi më të lehtë për të depërtuar drejt vendeve perëndimore.
Rrugën drejt Kosovës nga Siria e mori edhe 30-vjeçari, Isam Nori, i cili aktualisht ka 7 muaj që së bashku me vëllain e tij po qëndrojnë në Qendrën për Azil në Magurë të Lipjanit.
Në një rrëfim për KosovaPress, ai tregon se synim ka që të qëndrojë në Kosovë dhe këtu ta ndërtojë jetën e tij duke gjetur edhe punë.
Duke u shprehur i kënaqur me kushtet që i ofron Qendra për Azil, Nori thotë se nëse do të dëshironte të largohej nga Kosova, ai tashmë një gjë të tillë do ta bënte shumë kohë më parë, shkruan KP, përcjell albinfo.ch.
“Nga Shqipëria deri këtu kam ardhur nëpër male më vëllain tim. Deri më tani jam i kënaqur. Pse jo, është një shtet i mirë dhe shpresoj të qëndroj këtu dhe të filloj një jetë të re. Nëse do ta bëja këtë, do ta bëja para 5 muajsh, atëherë pse jam deri tani këtu, nëse do ta shfrytëzoja si transit, do të shkoja deri më tani, pse jam ende këtu”, tha ai për KosovaPress.
Ngjashëm me Isam Nori nga Siria, ka edhe shumë azilkërkues të tjerë që qëndrojnë në Qendrën për Azil në Magurë, ku sipas drejtorit të kësaj qendre, Fitim Zariqi, aktualisht aty janë të akomoduar 106 persona nga Siria, Iraku, Algjeria, Maroku dhe Pakistani.
Rrugët të cilat shfrytëzohen për të ardhur nga vendi i origjinës në Kosovë kryesisht janë Turqia, Greqia dhe Shqipëria.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair













