Lajme
Rritet në 589 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
Autoritetet njoftojnë edhe për 2,980 të plagosur, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.
Bilanci i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Venezuelë ka shkuar në 589, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga autoritetet, përcjell albinfo.ch.
Presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez, bëri të ditur se përveç viktimave, edhe 2,980 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e katastrofës natyrore, raporton BBC.
Më herët gjatë ditës ishte raportuar për 235 viktima, ndërsa numri është rritur ndjeshëm pas operacioneve të vazhdueshme të kërkim-shpëtimit në zonat e goditura.
Autoritetet venezueliane kanë paralajmëruar se bilanci mund të ndryshojë edhe më tej, pasi ekipet e emergjencës vazhdojnë punën për gjetjen e të mbijetuarve dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












